Partia FJALA : Cilësia dhe sasia e derivateve në Kosovë e dyshimtë !
Partia FJALA shpreh shqetësimin për cilësinë dhe sasinë e derivateve (naftës dhe benzinës ) që ofrohet në pika të ndryshme të shitjes në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Deri më tani janë raportuar shumë shqetësime nga ana e qytetarëve lidhur me cilësinë dhe sasinë e derivateve, por asgjë konkrete nuk është ndërmarrë në këtë drejtim.
Aksioni i sotëm i organizuar nga Inspektorati në kuadër të MTI (Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë) është jo produktiv në luftimin e kësaj dukurie, për faktin se është bërë publik.
Një gjë e tillë u ofron mundësi që shumë pika të shitjes së derivateve të pregaditen dhe ta kalojnë këtë aksion në mënyrën më të mirë të mundshme duke mbuluar keqpërdorimet eventuale me derivate.
Partia FJALA kërkon nga MTI që aksione të tilla të bëhen gjatë tërë vitit në vazhdimësi dhe në mënyrë “Pa paralajmërim paraprak”.
Partia FJALA,
Prishtinë, 14.08.2015.
