E hënë, Maj 20Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Partia FJALA ngushëllon qytetarët e Tetovës

Tetova

Partia FJALA ngushëllon qytetarët e Tetovës

Me rastin humbjes së jetërave të qytetarëve si pasojë e vërshimeve në qytetin e Tetovës të Republikës së Maqedonisë, Partia FJALA shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe për mbarë qytetarët e Tetovës.

Përballë situatave të tilla siç janë vërshimet të gjithë jemi të pafuqishëm, por ajo çka kërkohet nga ne, është të bashkohemi dhe të organizohemi dhe të i ndihmojmë njëri tjetrit, ndihmojmë vendit dhe mbarë njerëzimit pavarësisht vendit ku jetojmë.

Qytetarët e Tetovës kanë ndihmuar popullin e Kosovës në kohërat më të vështira, prandaj edhe populli Kosovës në këto momente bashkëndjen dhembjet me ju dhe lutemi që në të ardhmen mos të ballafaqoheni me situata të tilla që rezultuan me humbje jetërash.

Partia FJALA
Prishtinë, 04.08.2015.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.