
Dr.Gëzim Kelmendi, uron popullin e Turqisë dhe Presidentin Erdogan në fitoren ndaj grushtshtetit
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, uron popullin e Turqisë dhe Presidentin Erdogan në fitoren ndaj grushtshtetit :
Të dashur qytetarë,
Falënderojmë ZOTIN e Lartmadhëruar, që e ruajti dhe e forcoj Popullin dhe Qeverinë e Turqisë dhe Presidentin e saj Erdogan.
Fitorja e tyre ndaj grushtshtetit të organizuar nga një pjesë e ushtrisë, është goditje e fortë kundër puçistëve, terroristëve dhe armiqve të ndryshëm që ka Turqia dhe njerëzimi në përgjithësi.
Heshtja e të tjerëve, është dëshmi se ata vërtetë nuk mbrojnë vullnetin e popullit, por mbrojnë egon dhe urrejtjen e tyre që kanë përballë Turqisë dhe Presidentit Erdogan.
Urime Popull i dashur i Turqisë,
Urime President i dashur Erdogan.
ZOTI ju bekoftë dhe kundër armiqve ju forcoftë.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi,
Deputet i Kuvendit të Kosovës,
Kryetar i Partisë FJALA.
