E diel, Maj 12Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi, i përgjigjet Deputetit të NISMA-së Zafir Berishës

Dr. Gëzim Kelmendi, i përgjigjet Deputetit të NISMA-së Zafir Berishës.
Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi, i përgjigjet Deputetit të NISMA-së Zafir Berishës.

Eh more Komandant, Deputet Zafir Berisha,
për ty regjimi i Millosheviqit më i mirë, se dashuria ndaj Erdoganit.

Po të pengon gëzimi i shqiptarëve për fitoren e popullit turk dhe Presidentit Erdogan përballë puçistëve dhe terroristëve.
Si nuk ke turp të thuash se me i thënë Babë Erdoganit ( ku ti përdorë fjalë banale), është më e rrezikshme se Kosova dhe Shqipëria në vitet e 90-ta. Për ty dashuria dhe respekti ndaj Erdoganit është më e i rrezikshëm se regjimi i Millosheviqit i cili ushtroi gjenocid dhe terrorizëm mbi popullin e Kosovës.
E sa i përket terrorizmit po e shoh se ende nuk e paske kuptuar këtë ” mesele”.
Terroristët cak kryesor e kanë Mekën dhe Medinën, Turqinë dhe Erdoganin, Parisin e Brukselin, njerëzimin në përgjithësi dhe muslimanët në veçanti.
Nuk është njeri, ai i cili organizon dhe përkrah akte terroriste, as njeri, as shqiptarë dhe as muslimanë nuk janë.
Ata që organizojnë dhe përkrahin akte terroriste janë ” Qen të Xhehnemit”.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.