E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Partia FJALA kujton 18 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe

Krusha
Partia FJALA kujton 18 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe

Janë bërë 18 vite nga masakra e Krushës së Madhe, masakër kjo e bërë nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë .

Në këtë masakër janë masakruar 243 përsona dhe 64 përsona ende rezultojnë të zhdukur.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të tmerrshme të kryera mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe në tërë territorin e Kosovës.

Ne si Parti FJALA, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare të i bëj presion Beogradit që të i dorëzoj para drejtësisë ata kriminel që urdhëruan dhe zbatuan këtë masakër dhe të na i kthej përsonat e zhdukur.

Partia FJALA,
Prishtinë, 26.03.2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.