E premte, Maj 17Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi përgëzon gazetarët për bojkotin ndaj shefit të Listës Serbe

Gëzim Kelmendi - Kuvendi
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi përgëzon gazetarët për bojkotin ndaj shefit të Listës Serbe

Ja deklarata e plotë e Kryetarit Kelmendi:

Ju lumtë të nderuar gazetarë !

Sjellja juaj ndaj shefit të Listës Serbe është për çdo lëvdatë.

Ai kundërshton të del për konferencë në vendin ku shkruan Republika e Kosovës, ndërsa nuk i kundërshton paret e majme nga Republika e Kosovës.

Ju e bojkotuat sot me meritë, ngase ai dhe Lista Serbe po e bojkotojnë dhe mohojnë shtetin dhe institucionet tona, por paret po i marrin.

Vetëm përpara, kështu mbrohet shteti dhe populli i Kosovës.

Ju lumtë, ZOTI ju ruajt.

Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.