
Haxhikadrijaj: Së bashku me Kirurgun do ta “operojm” këtë “fytyrë të prishur të shtetit të Kosovës”
Prishtinë, 31.03.2017
Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Florik Haxhikadrijaj i cili me profesion është doktor i veterinës po ashtu është edhe Kryetar i Partisë FJALA dega në Gjakovë, i është gëzuar tej mase përfundimi i specializimit të deputetit njëherit kryetarit të Partisë FJALA Gëzim Kelmendit. Tutje Haxhikadrijaj thotë se do e operojm këtë fytyrë të prishur të shtetit të Kosovës së bashku.
Reagimi i plotë i Haxhikadrisë:
2 herë EL- HAMDULILAH
Një herë EL- HAMDUILIAH për përfundimin me sukses të specializimit dhe tani je Kirurg Maksillofacial.
Herë e dytë them EL- HAMDULILAH, sepse si kryetar i Partis FJALA, ke përzgjedhur një ekip vëllezër dhe motrash ” medicinal ” të mrekullueshëm. Ashtu që të gjithë ne së bashku si ekip, me në krye me KIRURGUN, do të mundohemi me mish e me shpirt që ta ” operojm ” këtë ” fytyrë të prishur të shtetit të Kosovës”.