E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Maloku: Podujeva po “digjet” dhe asnjë reagim nga Komuna

Mr.sci.Xhevdet Maloku
Maloku: Podujeva po “digjet” dhe asnjë reagim nga Komuna

Prishtinë, 04.04.2017

Është shqetësuese fakti që brenda dy ditësh në territorin e Komunës së Podujevës janë djegur malet në tre fshatëra të ndryshëm, fillimisht në Godishnjak e pastaj edhe në Dobratinë dhe Revuq. Por, edhe me shqetësuese është fakti që zyrtarët përgjegjës komunal i ka zënë gjumi dhe as një intervenim nuk e ka bërë në lidhje me ketë, ndoshta i kanë harruar detyrat e drejtorive të tyre apo ndoshta edhe nuk i kanë ditur asnjëherë.

Podujeva po humb shumë nga ky fenomen, duke filluar nga humbia e pasurive dhe resurseve natyrore deri tek rrezikimi i qytetarëve nga zjarre të tilla ku edhe zjarrfikësitë kanë hasur probleme për të deportuar në ato pjesë për të dhënë ndihmën e tyre.

Drejtoria për mbrojtje të mjedisit dhe drejtoria për pylltari duhet të bëjnë punën e tyre me më shumë përkushtim para se të bëhët me e thellë kjo gjë dhe para se të shenohen humbje me të mëdha të ketyre resurseve që posedon Podujeva.

Me respekt,
Xhevdet Maloku
Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.