E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Porosi për pozitën dhe opozitën

GK 280
Dr.Gëzim Kelmendi: Porosi për pozitën dhe opozitën

Pozita e udhëhequr nga PAN dhe AKR me ndihmën partisë opozitare LDK e shitën tokën e Kosovës.
Ia dhuruan Malit të Zi 8 mijë hektarë
Krejt kjo e kishte një çmim, liberalizimi i vizave.
Çka fituan?
Edhe e humbën tokën e Kosovës edhe nuk realizuan liberalizimin e vizave.

Në anën tjetër opozita e udhëhequr nga LDK dhe VV, nuk guxojnë të tregojnë vendosmëri përballë vendimeve të dëmshme të qeverisë Haradinaj.
Krejt kjo ngase po i frikësohen ” Ramushit”.

LDK po dëshmon edhe njëherë politikën e saj të bazuar në frikë dhe mungesë guximi, jo të sinqertë dhe flirtuese.

LDK ishte ajo që për këto 19 vite pas luftës mbajti të gjallë PDK-në në pushtet.
Edhe Kadri Veselin si kryeparlamentar edhe Hashim Thaçin si president e kemi dhuratë prej LDK-së.

VV-ja ishte e fortë me ve dhe domate kundër ish-kryeministrit Mustafa, ndërsa përballë kryeministrit Haradinaj, nuk po guxon as “cëk” me bë.
Në vend të vezëve dhe domateve, ” Ramushit” po i dërgojnë propozime dhe ide me shkrim.
VV-ja sakrifikoj shumë të rinjë dhe të reja nën slloganin ” jo negociata ne Serbinë”,
tani VV po garon dhe po jep propozime si duhet të jet dialogu me Serbinë duke potencuar që edhe vetë të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë, por pa Thaçin.

Edhe pozita edhe opozita e kanë një synim: sa ma shumë me ” mjelë” shtetin, ngase nuk i dihet si do të bëhet nesër.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.