E premte, Maj 3Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Maloku: Kryetar Veliu mbaje premtimin dhe mos e le në kohë fushate ashtu siq e ke zakon

Maloku 03
Reagon Kryetari i FJALËS në Podujevë Mr.sci.Xhevdet Maloku ndaj kryetarit të Podujevës Agim Veliu

Maloku: Kryetar Veliu mbaje premtimin dhe mos e le në kohë fushate ashtu siq e ke zakon

Baci Murat ashtu si shumë banor të kësaj ane të Kosovës ka vite që perballën me veshtirësi në mungesë të ujit të pijshëm por dua të kujtoj dhe ti bëjë thirrje Kryetarit të Podujevës Agim Veliut që të angazhohet të realizohet projekti i sigurimit të ujit të pijshëm për banorët e Orllanit me rrethinë sepse premtimi në fushatë ka qenë kaherë por nuk është realizuar asnjëherë por tashmë meqë keni filluar ketë ceshtje dhe këni mashtruar qytetarët me disa marrëveshje të nenshkruara andaj të bëjë thirrje dhe me dije që të mbash premtimin për sigurim të ujit sepse zgjedhjet vijnë shpejt dhe me pas mos u skuq kur do ta përmendim para të gjithë banorëve dhe mediave, ne nuk harrojmë.
Kryetar je e ke obligim dhe meqë ke vite që e shfrytëzon të njejtin problem për zgjedhje të lutem mos e le implementimin e kësaj marrëveshje në kohë fushate ashtu siq e ke specialitet ti dhe qeverisja jote ashtu siq bëtë me asfaltimin e rrugës Zahir Pajaziti dhe shumë punëve shkel e shko në kohë fushate.

Xhevdet Maloku
Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë

02

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.