E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

FJALA dega në Podujev kërkon largim të menjëhershëm nga puna të “profesorit” që rrahu nxënësin në Gjimnazin e Podujevës

01

FJALA dega në Podujev kërkon largim të menjëhershëm nga puna të “profesorit” që rrahu nxënësin në Gjimnazin e Podujevës

Kërkojmë largim të menjëhershëm nga puna të “profesorit” që rrahu nxënësin në Gjimnazin e Podujevës

Ne FJALA, dega e Podujevës ndjehemi të shqetësuar jashtëzakonisht shumë rreth kësaj dukurie tashmë shpesh të përsëritur në komunën e Podujevës, por rasti i fundit pa marrë parasysh shkaqet që kanë sjellur në një moment të tillë është e papranueshme rrahja e profesorit ndaj nxenësit.

Ne kërkojmë nga organet kompetente të merren seriozisht me këtë rast dhe t’i shqiptohet dënimi i merituar, kurse nga Drejtoria jofunksionale e përgjumur e Podujevës kërkojmë që me efekt të menjëhershëm ta largojnë nga puna këtë person dhe të bëhet shembull edhe për shumë të tjerë që kanë sjellje të tilla.

I lutemi Komunës së Podujevës që një herë të vetme të mendojë për të mirën e qytetarëve dhe të lërë anash interesat partiake duke pasur parasysh se “profesori” është anëtar i LDK-së dhe ish kandidat për asamble komunale, pra i partisë që udhëheq në Podujevë.

Ne FJALA nuk do ndalemi derisa ky person të marrë dënimin e merituar, nuk do e lëmë vetëm me këtë reagim, por fillimisht do presim reagimin e Drejtorisë se Arsimit të Podujevës dhe Kryetarit të Komunës se Podujevës, përndryshe do të ndërmarrin hapat tjerë të nevojshëm.

FJALA – Podujevë
06.10.2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.