E mërkurë, Maj 1Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Kryetari i FJALËS reagon për rrahjen e dy shqiptarëve në Novi Sad

GK
Kryetari i FJALËS reagon për rrahjen e dy shqiptarëve në Novi Sad

Rrahja e shqiptarëve në Novi Sad, dëshmi e urrejtjes patologjike

Rrahja e dy shqiptarëve në Novi Sad vetëm pse flisnin shqip, tregon urrejtjen patologjike që egziston në Serbi ndaj shqiptarëve.

Shqiptarët ishin viktimë e një regjimi kriminel dhe terrorist me qendër në Beograd.
Ky regjim i udhëhequr nga Beogradi dhe nga kryeterroristi dhe kryekrimineli Millosheviq shkatoj mbi 300 mijë viktima në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Kjo nuk iu mjaftoj disa kriminelëve, tash edhe 20 vite pas luftës vazhdojnë të i terrorizojnë shqiptarët.

Beogradi zyrtar duhet të jap llogari për këtë akt kriminal që ndodhi mbrëmë ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad.
Në të kundërtën Prishtina zyrtare duhet të ndërpres çdo takim dhe bisedim me Beogradin.

Sikur të kishte ndodhur e kundërta, Beogradi do të ftonte mbledhjen e këshillit të sigurimit në OKB.

Liderët institucional të Kosovës, nuk duhet të heshtin.
Shqiptarët po arrestohen, po rrahen dhe po terrorizohen në vazhdimësi.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.