E enjte, Tetor 30Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Debati parlamentar lidhur me masakrën në burgun e Dubravës

GK 111
Debati parlamentar lidhur me masakrën në burgun e Dubravës

Prishtinë | 19 Maj 2011 | Kuvendi Kosovës

Debati parlamentar lidhur me masakrën në burgun e Dubravës, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani, në mbështetje të grupit të deputetëve nënshkrues Deputeti Nait Hasani dhe grupi i deputetëve nënshkrues ka parashtruar kërkesën për debat parlamentar për masakrën në burgun e Dubravës, që ka ndodhur më 19 deri 25 maj ’99 gjatë luftës në Kosovë.

GËZIM KELMENDI:
Ju faleminderit, zoti kryesues!
I nderuar zëvendëskryeministër,
I nderuari ministër,
Kolegë deputetë të nderuar,
Familje të vrarëve dhe të burgosurve në burgun e Dubravës,

Padyshim se kjo ditë e 19 majtit, na kujton atë ditë kur u ushtrua krim dhe masakër mbi ata të burgosur, të cilët ishin të arrestuar dhe burgosur vetëm për hir të së vërtetës. Ato ditë, ato krime mbi ta, të cilët në shpëtim, në tentim për të shpëtuar jetën e tyre, qoftë në kuzhina, qoftë në fushë sporti, qoftë në pavijone, nuk gjeten se vetëm se vdekjen dhe krimin e gjallë para syve të tyre.

Është për t’u lavdëruar qëndrimi burrëror stoik i të gjithë atyre që përjetuan

atë masakër, duke përfshirë këtu edhe kolegët, deputetë të nderuar: Hasanin dhe Aliun, dhe të gjithë ata që nuk janë këtu me neve sot, si Maki Begolli, Arsim Kullashin dhe të gjithë të tjerët të cilët qëndruan në mënyrë burrërore kundër atij krimi.

Data, maji i ’99, është një datë e cila na kujton shumë.

Vetë fakti, pas atij krimi dhe transporti i tyre për në burgjet e Serbisë, është një tjetër, një plan strategji e hartuar nga Qeveria e Serbisë për asgjësimin e tyre.

Vlen të përmendet edhe fakti se ata u detyruan dhe të nënshkruajnë deklaratat se kinse vrasja e tyre është bërë në mënyrë të qëllimshme nga aeroplanët ushtarak të NATO-së, dhe një fakt që argumenton këtë, është edhe ekspozimi i trupave të pajetë të masakruarave në burgun e Dubravës kinse këta u vranë nga bombardimet e NATO-së, e jo nga terrori serb.

Duhet gjithashtu të ve në pah zhdukjen dhe, që ende nuk dihet asgjë për fatin e magjistrit Ukshin Hoti, i cili është një njeri i kompletuar me vlera intelektuale, i cili me besim e fuqishëm stoik dhe burrëror, në drejtësinë e Zotit të madhëruar, qëndroi i panënshtruar ndaj torturave serbe.

Unë si deputet në Parlamentin e Kosovës, kërkoj nga institucionet vendore, njëherit edhe ndërkombëtare që ta zbardhin, të merren me hetimet e të gjitha atyre krimeve që u bën ato ditë. Njëherit, krahas kësaj, një kujdes të veçantë duhet trajtuar edhe institucionet e Kosovës për të gjithë ata të mbijetuar në Burgun e Dubravës, ata të burgosur të cilët sot kanë mbetur pa tretman dhe përkujdesje nga institucionet tona.

Kërkoj që të bëhet një pilot -projekt, të mbështetet dhe të përkrahen fuqishëm ata të cilët kanë nevojë për mbështetje morale, sociale dhe shëndetësore.

Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.