E premte, Maj 3Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për fondet pensionale të Kosovës

GKelmendi1
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për fondet pensionale të Kosovës

Prishtinë | Kuvendi i Kosovës

Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Punës së Kuvendit, komisioni funksional e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim në parim.

Në emër të Koalicionit Kosova e Re, deputeti Gëzim Kelmendi, e ka fjalën.

GËZIM KELMENDI: Faleminderit,

I nderuari kryetar!
I nderuari zëvendëskryeministër,
Ministra të nderuar,
Kolege dhe kolegë deputetë të nderuar,

Ligji të cilin kemi para veti, pa dyshim se është një ligj i cili shqyrton gjithashtu problematikën e një shtrese i cili është lënë pas dore në kohë të luftës. Ne jemi të gjithë dëshmitarë për atë situatë të cilën ka kalua dhe po kalon një pjesë e popullatës do të thotë pjesa më e shquar dhe e nderuar e popullit, do të thotë, pensionistët.

Pa dyshim që me një menaxhim të mirëfilltë dhe do të arrihet ajo që është një mirëqenie më e mirë e pensionistëve të Kosovës, ngase Kosova sikur të gjithë e dimë si pjesë e rajonit është vendi me përqindjen më të re të popullatës, andaj, edhe pensionistët nuk janë shumë nëse merren në përqindje sa i përket Kosovës.

Përgjegjësia nuk bie, në këtë rast mbi Qeverinë aktuale të Kosovës, mbasi me një problematikë të tillë janë marrë edhe të gjitha qeveritë e kaluara në mandatet e kaluara. Prandaj, nuk është e udhës që ne këtu të adresojmë kritika por të gjejmë një rrugë zgjidhje se si të tejkalohet kjo situatë, në mënyrë që të ketë një menaxhim më të mire të Fondit të Trustit Pensional dhe që të rritet mirëqenia e pensionistëve të Kosovës të cilët vite me radhë janë duke e marrë, të themi më mirë, një asistencë sociale se sa një pension të mirëfilltë.

Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.