
Opinion nga Avni Çakmaku, rreth situatës aktuale në Kosovë prej pandemisë Covid-10 deri të ajo politike
Shkruan: Avni Çakmaku – anëtarë i kryesisë së Partisë FJALA
Kosova përkudër gjendjës së krijuar për njëzet vite të qeverisjës kinse demokratike të kësaj periudhe të paslufte prap se prap nuk po ka mundësi të lëviz përpara për shkak të dy koncepteve. Në njërën anë neoliberalizmi i egër ku përmes favorizimit të një kaste politike që përmes krimit politik por edhe krimit ordiner u krijua një kastë shoqërore e cila përvetsoi pothuaj se gjithçka duke filluar nga politika e gjitha segmentet tjera dhe më e dhimbshmja kur e përvetsuan edhe kulturën ku protagonistët kryesor ishin strukturat udhëheqëse të PDK-ës në krye me Hashim Thaqin dhe kompanin ku tani bënë pjes edhe struktura e NISMA-as në krye me Fatmir Limën gjithashtu edhe AAK-ja me Ramushin si reprezentuesin ma kontraverz. Sa i përket Isa mustafës ky politikan i regjur i cili e kuptoi se social-komunizmi është i tejkaluar u bë përfaqsuesi ma i flakt i neoliberalizmit. Produkti i këtyre matrapazve abuzues ishte shuarja e çdo perspektiv për qytetarin e shkret i cili u gjind i pa përgaditur karshi sfidës të qenurit i pavarur dhe binte pre e premtimeve megalomane të politikanve abuzues.
Në anën tjetër në vend se të zgjidhet një rrugë tjetër e qeverisjës me vlera të cilat të vetmet garantojnë prosperitet ekonomik, politik, kulturorë, shëndetsor, arsimor, populli zgjodhi neosocialistat të personifikuar me LVV dhe Albin Kurtin si përfaqsuesin më amblematik të saj i cili dëshiron ti kthehet apo të themi ta instalon një koncept i cili në kujtesën tonë është ende i freskët me gjitha ato defekte të cilat të gjith i dijmë, koperativat, nacionalizimi i pronave, me maksimën “puno sa të mundesh, merr sa të kesh nevoi” dhe besoi se prap ky popull do të thot se na u djeg vota. Efektet e këtij koncepti në fillim duken të mira veçanërisht në një shoqëri e cila është e përdhunuar në të gjitha aspektet por kur qasje ta zgjëroi bazën e sanksionimit atëher populli do të thot se gabuam por si gjithmon me një kosto shumë të madhe.
Këtë kosto veq tash jemi duke e paguar me këto veprime nga të dyja palët të cilat në këtë kohë pandemije ata bëjnë veprime idioteske duke u munduar që tia hudhin fajin njëri tjetrit vetëm për të përfitu poena politik.
Qytetar të nderuar është koha për vetëdisim. Duhet ti kthehemi vlerave të cilat bazë të veprimit të vetë e kan mesin e artë as e djathta ekstreme as e majta ekstreme por islami i mesëm i cili nuk është kundër pasurimit përpos nëse pasurimi është në formë abuzuese as për varfëri të përgjithshme. Vler e cila lejon dhe inkurajon ndërmarrësin, arsimin i cili është pragmatik dhe dobiprurës, kulturën e cila promovon vlera e jo antivlera, inkurajon të gjitha që janë në të mirë të njerzimit pra edhe të përvetshmën edhe të përgjithshmën.
Në këtë rastë ju përkujtoi që e vetmja struktur politike e cila bazamentin e vet e ka mu në këto vlera të mesit të artë është partia FJALA me kryetar Dr. Gëzim Kelmendin.
E di se disa për shkak të kritikave të drejtuara nga ana e kryetarit Dr. Gëzim Kelmendit për LVV dhe kryetarin e saj të cilat janë keqkuptuar por edhe keq interpretuar kinse ai është rreshtuar përkrah PAN-it deklarime sa të pasakta aq edhe tendencioze që qytetarve mos tia lajnë mundësin e vlersimit programor të partis dhe ta paraqesin si diçka veq të parë ma para duke pamundësuar që qytetarët më në fund të përzgjedhin të duhurën. Edhe tash por edhe në një të ardhme të afërt qytetarët prap do të duhet të zgjedhin për përfaqsuesit e tyre dhe unë ju garantoi se deri sa vlerat të cilat i përfaqson partia FJALA mos të bëhen pjes e pandarshme e legjislativit dhe ekzekutivit shoqëria jonë nuk ka mundësi të eci përpara.
Mr.sc.Avni Çakmaku
Anëtar i kryesisë së Partisë FJALA