E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Islami: Paturpësia e “zakonshme” e politikanëve tanë në kohën e kërcënimit nga COVID-19

LI
Islami: Paturpësia e “zakonshme” e politikanëve tanë në kohën e kërcënimit nga COVID-19

Islami i cili është anëtarë i kryesisë së Partisë Fjala ka bërë një përmbledhje të gjithë asaj se në për çka është duke kaluar Kosova këto ditë, prej covid-19 deri të politika.

Postimi i plotë i Islamit:

Paturpësia e “zakonshme” e politikanëve tanë

Sot, përveç kërcënimit nga COVID-19, ditën e filluam edhe me një mërzi tjetër: me ju politikanë! Po e fillojmë ditën me barrën tuaj që po na e ngarkoni.

Që nga viti 1912-1913 e deri 1999 patëm dhunën nga ana e Serbisë, na masakruan, na përdhunan, na plaqkitën, na i bënë të gjitha të këqijat. Ne, si popull, në historinë tonë, kemi lëvdata, dhe kritika, por mend nuk u mbushëm ende. Që nga viti 2000 ka një dhunë të vazhdueshme ndaj popullit tonë, jo më fizike dhe jo më nga Serbia, por nga vetë bijtë e shqipes, dhunë më të tmerrshme, dhunë psikike, dhunë që nuk të copëton pjesë të trupit, siç bëri serbi, por dhunë që të shkatërron mendjen, zemrën dhe të shkallmon deri në atë masë, saqë ta humb dëshirën të jetosh, po po, nuk dëshiron të jetosh, madje jo në vendin tënd, në vendin ku ke rrënjët tua, në vendin që sa shumë sakrificë u dha, në vendin që çdo pëllëmbë e saj është larë me gjakun e bijëve të këtijë populli.

Ka ditë jemi izoluar nga ky virus. Por, duhet ta falënderojmë virusin, sepse, na bëri të mendojmë se jeta është e vlefshme, se kujdesi ndaj familjes është primare. Mendimi se mund të humbasësh ndonjë anëtarë të familjes, të bën të mendosh, se sa i pafuqishëm je ndaj një krijesë, që për ta identifikuar duhet ta zmadhosh sa e sa herë në mikroskop, dhe me shpresë se do të na bëjë të kuptojmë, se bota materiale nuk është primare, por jeta me vlerat familjare është ajo që duhet t’i japim rëndësi.

Shikon TV dhe habitesh sesa vetjak jemi bërë. I kemi zbrazur marketet dhe nuk kemi lënë pothuajse asgjë për ata, të cilët me vështërsi mbledhin të hollat për të siguruar një copë bukë për familjet e tyre, apo për ata që nuk kanë. Ky egoizëm, kush mund të marrë më shumë dhe unë të grumbulloj sa më shumë, është për tmerr! Po për tjetrin???!!!
Kjo është pasqyrë e shkurtë e popullit tonë, vetiak deri në fund. Për këtë së pari duhet të fajësojmë veten tonë e pastaj politikanët dhe mediat, sepse humanizmi thuajse ka vdekur te populli ynë, duke filluar nga politikanët tanë., të cilët vetë i kemi zgjedhur. Zaten, Krijuesi ynë nuk e ndryshon gjendjen tonë pa e ndryshuar na vetvetën së pari.

Ky virus, na hyri jo vetëm në trurin tonë, por edhe në palcën tonë, e ndihmuar nga mediat, që përhapin e shkaktojnë panik. Nuk mund të përjashtohet edhe mundësia e propagandës për panik nga kompanitë e mëdha vendore, që përfituan miliona euro duke ngritur çmimet te pothuaj çdo artikull. Kurse, politikanët tanë dënuan, aty këtu, sa për sy e faqe, lokalet e vogla, edhe pse çmimet e artikujve iu servirën nga kompanitë e mëdha furnizuese. Për çudi, asnjë nga këto kompani të mëdha furnizuese nuk u dënua, qoftë me gjobë me para, qoftë edhe mënyra të tjera.

Dhe, kulmit të injorancës sonë, në këtë situatë shumë të vështirë, në këtë situatë ku çdo njëri nga ne ka ngarkesën psikike rreth kësaj pandemie, tashmë iu shtua edhe një, ajo e rrëzimit të qeverisë. Politikanët fajësojnë njëri tjetrin, dhe jo vetëm, sulmet shkuan edhe më larg, sulmet e tifozëve mes vete, të votuesve! Jo LDK i ka fajet, jo VV ka faj, duke mos lënë boshllëk për kohën e shtetasit të Republikës së Kosovës të mendojë me kokën e tij, duke mos lënë kohë që populli t’i akuzojë të gjithë politikanët, që, për arsye personale dhe inatesh, janë në gjendje ta shkatërrojnë edhe këtë popull të gjorë, i cili gjithmonë votoi për ata që ditën të gënjejnë më shumë.

Si mund të nis mocionin për mosbesim LDK për shkak se iu shkarkua një anëtar i saj, i cili përkrahu një ide të presidentit, që, për mendimin tim personal, gjendje e jashtëzakonshme nuk mund të quhet situata, që akoma nuk i ka mbushur kriteret që të thirret e tillë. Zakonisht, për të shprehur dhe për të urdhëruar gjendjen e jashtëzakonshme që të thërritet në ndihmë edhe Ushtria e Shtetit tonë, duhet të plotësohen disa kritere e ndër to janë :

1. Shtimi me raste të pandemisë dhe vdekjeve në popullatën tonë, si shkak i mosrepsektimit të urdhrave që u lëshua nga organizata shëndetësore e vendit tonë, në këtë rast hyn në fuqi edhe urdhëri që ushtria dhe policia ta mbajnë popullin në vetë karantinë që të mos përhapet më shumë pandemia.
2. Plaçkitja nëpër lokale dhe shtëpi, si shkak i pamundësisë së numrit të efektivit policor, për ndalimin e kësaj dukurie.
3. Mungesa e ushqimit në popullin tonë, ku në këtë rast ushtria dhe policia bën shpërndarjen e gjërave ushqimore bazë për çdo familje, që të mos ndodhë kacafytje, apo probleme të ndryshme nërmjet vete në popullatë.
Këto ishin vetëm disa pika, që për mendimin tim, kur të jenë të pranishme në popull, vetëm atëherë duhet të aktivizohet gjendje e jashtëzakonshme, apo siç mund të njihet ndryshe edhe me emrin “kodi i KUQ”.

Nëse e analizojmë pak shohim, se jo vetëm VV, apo kryeministri Albin Kurti bëri gabim për shkarkimin e Veliajt nga posti e që në popull po flitet si inat personal, por edhe LDK është fajtore, sepse, si duket, mezi ka pritur të gjejë një shkak për të filluar mocionin për mosbesim të qeverisë dhe rrëzimin e saj. Kryemistri do të duhej që nëpërmjet LDK-së t’i bëjë presion Agim Veliajt të tërhiqet nga ai propozim, por edhe t’ia tërheq vërejtjen si fillim, sepse mbi të gjitha Agim Veliaj nuk ka pasur fuqinë për ekzekutimin e propozimit të presidentit, pasi që do të duhej të kishte mbështetjen nga të gjithë deputet e LDK dhe VV.

Në këtë pikë, i vetmi i dëmtuar është populli ynë. Pra, nga një stres në tjetrin, nga një problem në tjetrin, duke mos pasur mundësinë që kurrë të mos gëzojë një ditë të vetme i kënaqur me strukturat politike që i votoi.
Për inatet personale të udhëheqësve tanë populli duhet gjithmonë të bartë barrën e pasojave qoftë ekonomike, politike, psikike apo të çfarëdo lloji tjetër.

Lulzim Islami, IT – programer, njëherit anëtar i kryesisë së Partisë FJALA.

Opinioni është i derguar nga vet Islami për faqën tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.