E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Dhunimi i drejtësisë nga qeveria Kurti!

Gëzim Kelmendi & Albin Kurti
Kelmendi: Dhunimi i drejtësisë nga qeveria Kurti!

-Presidenti Thaçi shkon e kthehet nga Tirana – nuk hyn në karantinë!
-Deputeti Pacolli kthehet në Kosovë – nuk hyn në karantinë!
-Zv.ministri Trajkoviq kthehet në Kosovë – nuk hyn në karantinë!
-Deputetët e Listës Serbe shkojnë e vijnë nga Beogradi – nuk hyjnë në karantinë!

Ndërsa qytetarët tjerë kur kthehen nga disapora i “mirëpret” karantina obligative 2 javore në konviktet e studentëve.

Dikush mund të thotë se politikanët kanë imunitet politik.
Po ata kanë imunitet politik, por nuk kanë imunitet imunologjik.
Edhe politikanët i “han” corona virusi.

Kryeministri Kurti nuk po dallon nga PAN dhe LDK, sa i përket drejtësisë.

Kryeministri Kurti njejtë sikur ish- kryeministrat tjerë para tij, e dhunoi drejtësinë kur 10 milion euro të buxhetit të Kosovës i ndau për rrymën e serbëve në veri të cilët nuk e kishin paguar.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.