E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

DURAKU: SERBIA HAP KONKURS PËR INFERMIER NË KOSOVË, UDHËHEQËSIT E INSTITUCIONEVË TË INFERMIERËVE KANË DËSHTUAR !

Enlirat Duraku
DURAKU: SERBIA HAP KONKURS PËR INFERMIER NË KOSOVË, UDHËHEQËSIT E INSTITUCIONEVË TË INFERMIERËVE KANË DËSHTUAR !

Shkruan: Enlirat Duraku – Infermier në klinikën e Reumatologjisë në Prishtinë

Edhe kjo na është dashur, konkurs për pranimin e infermierëve në Kosovë nga Serbia.

Filluan me futjen e infermierëve nën pretekstin e monitorimit të gjendjes së pacientëve në komunat me popullatë joshqipëtare, sot hapin konkurs punësimi.

Institucionet tona heshtin, dy herë kam tërhjekur vërejtjen Odës së Infermierëve të Kosovës dhe sindikatave që të reagojnë ndaj ketyre veprimeve.

Ndërsa numri i infermierëve kosovar të papunë është i madhë, klinikat dhe qendrat e mjekësisë familjare kanë mungesë të vazhdueshme të personelit infermieror deri në atë masë që në shumë raste ka ndodhë që kolegët e mi mos të kenë mundësi t’a shfrytëzojnë pushimin vjetor për shkak të këtyre mungesave.

Po të isha në vend të udhëheqësve të këtyre institucioneve sot do të kisha dhënë dorëheqje sepse kanë dështuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.