E hënë, Maj 25Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

PRONONCIM PUBLIK – PARTIA FJALA

685788868_1522809795880350_4544875945011956409_n

PRONONCIM PUBLIK – PARTIA FJALA

Kosova po detyrohet sërish të shkojë në zgjedhje të parakohshme, jo për shkak të vullnetit të qytetarëve, por si pasojë e mungesës së sinqeritetit, përgjegjësisë dhe vizionit nga partitë parlamentare.

Subjektet që për vite me radhë kanë dominuar skenën politike – duke përfshirë pushtetin dhe opozitën – kanë dëshmuar se interesat partiake i vendosin mbi interesin shtetëror. Retorika e tyre publike është e mbushur me premtime, por veprimet konkrete tregojnë mungesë vullneti për bashkëpunim dhe zgjidhje.

Këto zgjedhje nuk janë zgjidhje. Ato janë simptomë e një krize të thellë politike dhe morale. Kur partitë nuk janë në gjendje të ndërtojnë institucione funksionale dhe të qëndrueshme, ato i rikthehen qytetarit vetëm për të kërkuar votë – jo për të dhënë llogari.

Partia “FJALA” vlerëson se Kosova nuk ka nevojë për rotacion të emrave, por për transformim të mendësisë politike. Nuk ka nevojë për më shumë fushata, por për më shumë përgjegjësi. Nuk ka nevojë për polarizim, por për sinqeritet dhe drejtësi.
Ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e zhgënjimit dhe manipulimit, por të kërkojnë llogari reale dhe ndryshim të vërtetë.

Koha e hipokrizisë politike duhet të marrë fund.

Partia FJALA