E enjte, Janar 1FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Autor: Partia FJALA

Kelmendi reagon ndaj kolonizimit të Mitrovicës nga Serbia

Kelmendi reagon ndaj kolonizimit të Mitrovicës nga Serbia

Lajme
Kelmendi reagon ndaj kolonizimit të Mitrovicës nga Serbia Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj kolonizimit të Mitrovicës nga Serbia. Ai këtë reagim e ka bërë përmes rrjetit social FB. Serbia po vazhdon kolonizimin e Mitrovicës Ndërtimi i shtëpive nga Serbia në lagjen "Kroi i Vitakut" në pjesën veriore të Mitrovicës, është dëshmi e qartë e kolonizimit të Mitrovicës. Këtë plan Serbia po zhvillon qetë dhe pa kundërshtimin e institucioneve të Kosovës. -Presidenti Thaçi po vazhdon të luaj me idetë e tij për ndarjen e Kosovës. Ndikimi i tij në institucionet e Kosovës është më i madh se sa kur ishte kryeministër. -Ish- kryeministrit Haradinaj i shkoj tërë mandati duke u marrë me Skënderbeun (550 mijë euro i ka shpenzuar në përvjetorin e Skënderbeut dhe s
FJALA kujton dëshmorin Enver Zymberi

FJALA kujton dëshmorin Enver Zymberi

Lajme
FJALA kujton dëshmorin Enver Zymberi FJALA në 8 vjetorin e rënies heroike kujton dhe nderon veprën e dëshmorit Enver Zymberi që dha jetën për mbrojtjën e intergritetit të Kosovës. Jeta dhe vepra e Enver Zymberit është shembull për të gjithë neve dhe brezat që do të vijnë pas, se si punohet dhe luftohet për mbrojtjën e atdheut, për mbrojtjën e territorit të Kosovës. FJALA kërkon që kriminelët dhe terroristët që vranë Enver Zymberin të marrin dënimin e merituar. FJALA, Prishtinë, 26.07.2019
FJALA – Dega në Skenderaj dënon skenat e turpshme që ndodhën mbremë

FJALA – Dega në Skenderaj dënon skenat e turpshme që ndodhën mbremë

Lajme
FJALA - Dega në Skenderaj dënon skenat e turpshme që ndodhën mbremë Partia FJALA, dega në Skenderaj, njofton qytetarët e saj se i denojnë skenat e turpshme në qytetin tonë, ashtu siç ndodhi mbremjën e kaluar më një këngëtare të ftuar, e cila iu ekspozua publikut me dukje nudo dhe këngë banale, duke pasur në atë mes edhe fëmijë. Kërkojmë nga organet përgjegjëse që një veprim i tillë mos të lejohet të përseritet në ditët në vijim sepse shfaqjet sikur ajo e djeshmja nuk i bëjnë nder as mërgimtarëve e as qytetarëve të komunes tonë. FJALA - Dega në Skenderaj 25.07.2019
Bytyçi – Kur fitorja fshihet nën petkun e humbjes!

Bytyçi – Kur fitorja fshihet nën petkun e humbjes!

Lajme, Opinione
Kur fitorja fshihet nën petkun e humbjes! FJALA në zgjedhjet e 2017 hyri si parti e vetme në zgjedhje e që ishin zgjedhjet e para në Kosovë që një parti konservatore hynë si e vetme në garën zgjedhore njëkohësisht zgjedhjet e para për FJALËN si parti pas themelimit të saj në vitin 2015. Rezultati ishte që nuk arritëm të kalojmë pragun prej 5% për të hyrë në parlament dhe kështu myslimanët mbetën pa zërin e tyre në parlament përkundër që pati deputet me ngjyrim fetar mysliman por zëri i tyre dhe vendimet për të mirën e popullit në përgjithësi dhe myslimanët në veçanti munguan pothuajse gjatë tërë legjislaturës së 2017-s! Na gjykuan si të gabueshëm vendimin për të hyrë të vetëm dhe e konsideruan si humbje por realisht FJALA doli fitimtare sepse pas zgjedhjeve u kuptua se cilët jan
Gëzim Kelmendi uron kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson

Gëzim Kelmendi uron kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson

Lajme
Gëzim Kelmendi uron kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson Kryetari i Partisë FJALA ka uruar kryeministrin e posazgjedhur të Britanisë së Madhe Boris Johnson. Ai këtë urim e ka bërë përmes rrjetit social FB. Urime Boris Johnson, Kryeministër i ri i Britanisë së Madhe Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është mik i madh i popullit dhe shtetit të Kosovës. Zgjedhja e tij si Kryeministër i Britanisë së Madhe do ta ndihmoj edhe më shumë shtetin Kosovës në gjitha proceset shtetndërtuese dhe integruese në organizatat ndërkombëtare. Urime, shëndet dhe suksese Kryeministër i ri Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka përfunduar kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi.
Dr.Gëzim Kelmendi – Ne jemi këtu sa herë që populli dëshiron

Dr.Gëzim Kelmendi – Ne jemi këtu sa herë që populli dëshiron

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi - Ne jemi këtu sa herë që populli dëshiron Ne nuk falëm 8000 hektarë tokë. Ne nuk i harxhuam rezervat shtetërore. Ne nuk ia dyfishuam vetes pagat. Ne nuk tradhëtuam besimin e popullit. Ne nuk uzurpuam institucionet me familjarë e anëtarë partie. Ne nuk sulmuam institucionet dhe policinë e Kosovës. Ne nuk e mohojmë himnin dhe simbolet shtetërore. Ne nuk promovojmë "patriotizëm të rrejshëm". Ne nuk sakrifikuam rininë e Kosovës. Ne nuk bëjmë fushatë me parime fetare. Ne nuk e mohojmë egzistencën e ZOTIT. Ne nuk e dërgojmë vendin në zgjedhje sa herë na teket. Por, ne jemi këtu sa herë që populli dëshiron. Ne jemi FJALA, të gatshëm çdoherë në shërbim të popullit dhe shtetit. Gëzim Kelmendi
Kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi: Srebrenica 1995, një gjenocid i lejuar dhe i pa ndëshkuar

Kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi: Srebrenica 1995, një gjenocid i lejuar dhe i pa ndëshkuar

Lajme
Kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi: Srebrenica 1995, një gjenocid i lejuar dhe i pa ndëshkuar Krimi, masakra, terrorizmi dhe gjenocidi që u zhvillua në Bosnjë dhe Hercegovinë në përgjithësi dhe në Srebrenicë në veçanti, dëshmon egërsinë e një regjimi vrastar dhe gjakpirës Millosheviqian. Ky regjim vrau, dhunoj dhe masakroj mbi 300 mijë civil në tërë territorin e ish-Jugosllavisë. Ky regjim zhvilloj një ndër gjenocidet më të mëdhaja në shekullin e fundit në zemër të Evropës, në Srebrenicë. Ky gjenocid u zhvillua në prezencën e bashkësisë ndërkombëtare. Ky gjenocid edhe sot ende nuk është ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare. Ata që zhvilluan dhe ndihmuan këtë gjenocid lëvizin lirshëm nëpër Evropë pa viza. Edhe pse bashkësia ndërkombëtare nuk zbatoj drejtësinë me rastin e Bosn