Autor: Partia FJALA
Fetahu: Kontributi i FJALËS për Kosovën
Fetahu: Kontributi i FJALËS për Kosovën
Ne, në Partinë FJALA, i kemi dhënë Kosovës një kontribut të qartë politik dhe parimor përmes qëndrimeve tona të palëkundura:
Kundërshtimin e faljes së territorit të Kosovës (Demarkacioni);
Kundërshtimin e rritjes së pagave për Kryeministrin, ministrat dhe deputetët;
Kundërshtimin e miratimit të ligjit kundër ezanit;
Kundërshtimin e miratimit të ligjit për liritë fetare, një ligj që do të thellonte më tej ndarjet mes bashkësive fetare;
Refuzimin e shkeljes së parimeve morale dhe politike;
Refuzimin e shitjes së votës së deputetit për interesa personale apo partiake;
Kundërshtimin e shkeljes së vlerave të luftës sonë çlirimtare;
si dhe shumë qëndrime të tjera të bazuara në integritet dhe përgjegjësi politike.
Këto qëndrime janë mbaj
Sejdiu: Kosova ka nevojë për një FJALË të re
Sejdiu: 🇽🇰 Kosova ka nevojë për një FJALË të re
FJALA nuk është thjesht një parti tjetër politike; ajo përfaqëson një mendim të ri — moral, etik dhe praktik — i cili synon të sfidojë gjendjen aktuale në vend.
Në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe siguri, përballemi vazhdimisht me të njëjtat probleme dhe me të njëjtat “zgjidhje” të konsumuara, të cilat kanë dëshmuar se nuk prodhojnë rezultate efektive.
FJALA vjen me një qasje ndryshe dhe me një premtim të qartë: ndërtimin e vlerave të qëndrueshme, bazuar në integritet, përgjegjësi dhe vizion afatgjatë për një Kosovë të shëndoshë, funksionale dhe të qëndrueshme.
Ne jemi konservatorë me një synim të qartë: ta shndërrojmë fjalën në vepër dhe idenë në realitet konkret.
✅ Besoni në ndryshim.
✅ Besoni në mundësi të reja.
✅ FJALA
Dajaku: Programi im për zhvillimin e arsimit në Republikën e Kosovës
Dajaku: Programi im për zhvillimin e arsimit në Republikën e Kosovës
Angazhimi im në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të orientohet drejt ndërtimit të një sistemi arsimor modern, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, i cili përgatit brezat e rinj për sfidat e së ardhmes dhe kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.
Ky angazhim bazohet në këto shtylla programore:
1. Digjitalizimi dhe modernizimi i infrastrukturës arsimore
Do të synohet digjitalizimi i plotë i institucioneve arsimore përmes pajisjes së shkollave me klasa inteligjente, tabela interaktive dhe internet me shpejtësi të lartë.
Paralelisht, do të ndërtohet një platformë unike kombëtare digjitale që mundëson qasje të barabartë të nxënësve në materiale mësimore, video-leksione dhe
Biografia e Besim Dedijës i diplomuar në Fakultetin Teologjik
#tëVendosur #FJALA
Biografia e Besim Dedijës i diplomuar në Fakultetin Teologjik
Besim Dedija vjen nga Podujeva, ndërsa prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani, ku është pjesë aktive e jetës shoqërore dhe profesionale të diasporës shqiptare. Përvoja e tij jetësore ndërmjet Kosovës, Turqisë dhe Gjermanisë i ka mundësuar një formim të gjerë kulturor dhe shoqëror.
Shkollimin fillor e përfundoi në Prishtinë ndërsa të mesëm e ka përfunduar në Stamboll, në Republikën e Turqisë, duke u formuar në një mjedis multikulturor dhe arsimor që i ka ndihmuar në ndërtimin e një qasjeje të hapur ndaj dialogut ndërkulturor dhe tolerancës shoqërore. Studimet themelore i ka regjistruar në Fakultetin Teologjik në Prishtinë, ku ka zhvilluar njohuri të thelluara në fushën e etikës, filozofisë morale d
Biografia e magjistërit të Komunikimit Ndërkombëtar, Musa Krasniqi
#tëVendosur #FJALA
Biografia e magjistërit të Komunikimit Ndërkombëtar, Musa Krasniqi
Musa Krasniqi, nga Malësia e Vogël e Rahovecit, është studiues i fushave të Teknologjisë së Informacionit (IT), Ballkanistikës dhe Komunikimeve Ndërkombëtare. Ai rrjedh nga një familje me tradita të forta konservatore, kombëtare dhe fetare, si dhe është djali i një veterani të luftës së fundit në Kosovë.
Shkollimin fillor e përfundoi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e nisi në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë dhe e përfundoi në Gjimnazin “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe.
Studimet themelore i kreu në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa studimet master i përfundoi në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut, ku u dallua me rezultate të shkëlqyera ak
Biografia e Inxhinierit të Elektroteknikës, Dr.Erxhan Muharremi
#tëVendosur #FJALA
Inxhinieri i Elektroteknikës, Dr.Erxhan Muharremi
Erxhan Muharremi vjen nga Vushtrria dhe prej vitesh jeton dhe vepron në Oslo të Norvegjisë, ku është i angazhuar në veprimtari profesionale dhe shoqërore. Përvoja e tij jetësore dhe profesionale në një mjedis të avancuar perëndimor i ka mundësuar njohje të drejtpërdrejtë me standardet moderne të punës, inovacionit dhe funksionimit institucional.
Me formim inxhinierik në Elektroteknikë, Dr. Erxhan Muharremi ka ndërtuar profil profesional të bazuar në shkencë, teknologji dhe zgjidhje praktike, duke u orientuar drejt efikasitetit, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Përveç fushës së elektroteknikës, ai është i angazhuar edhe në mjekësinë alternative, duke ndjekur një qasje holistike ndaj shëndetit dhe
