E enjte, Janar 1FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Autor: Partia FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Ky është realiteti….

Dr.Gëzim Kelmendi: Ky është realiteti….

Lajme
Ky është realiteti.... Prej 120 deputetëve sa i ka Kuvendi, në sallë janë vetëm 19 deputet. Asnjë ministër, asnjë zv.kryeministër dhe as kryeministri nuk është në sallë. E qytetarët pastaj paguajnë tatim, paguajnë taksa në mënyrë qëkëta " bossat" e politikës me i marrë mesatarisht pagë mujore 2000-3000 euro. Ndërsa kur vjen puna me shetitë nëpër botë, dhe me marrë meditje, janë kampion. Në fushata parazgjedhore, "sheqer" qesin prej gojës. Edhe "ma katolik se papa dhe ma musliman se hoxha". Në katedrale ulen në rreshtin e parë. Për Ramazan shtrojnë iftare. Në tubime me qytetarë bëjnë " be" në KUR'AN. Qytetarë të dashur të Kosovës, zgjohuni nga gjumi. Mos iu jepni këtë luks dhe keqpërdorim politikanëve që po vjelin djersën e juaj. Gëzim Kelmendi
Kelmendi reagon ashpër për “Edukatën Seksuale” në shkolla

Kelmendi reagon ashpër për “Edukatën Seksuale” në shkolla

Lajme
Kelmendi reagon ashpër për "Edukatën Seksuale" në shkolla Tmerr dhe shkatërrim: Kuvendi kërkon "Edukatën Seksuale" në shkolla. Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë listuar 19 rekomandime Ministrisë së arsimit për parandalimin dhe dënimin e abuzimeve seksuale të të miturve. Një prej rekomandimeve është që "Edukata Seksuale " të jet lëndë mësimore. Para disa muajve deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka kërkuar këtë që Kuvendi tani e ka miratuar, futjen e "Edukatës Seksuale" në shkolla. Thënë të drejtën këtë e kam pritur prej VV-së. Ngase në VV muaj më parë akuzuan njëri tjetrin për orgji seksuale nëpër zyret e tyre. Po kjo VV-ja në 2011 ka kundërshtuar futjen e Edukatës Fetare në shkolla. Por nuk e prita edhe prej partive tjera! Ndërsa Ministria e Arsi
Reagon Kryetari i Partisë FJALA DR.Gëzim Kelmendi për largimin e të rinjëve nga Kosova

Reagon Kryetari i Partisë FJALA DR.Gëzim Kelmendi për largimin e të rinjëve nga Kosova

Lajme
Reagon Kryetari i Partisë FJALA për largimin e të rinjëve nga Kosova: Largimi i të rinjëve nga Kosova iu konvenon partive të pushtet, prandaj po heshtin Largimi masiv i të rinjëve nga Kosova drejtë vendeve të BE-së që po ndodhë në përmasa mjaft të mëdha, është mjaft shqetësues për të ardhmen e vendit tonë. Ky fenomen po përcillet me heshtje nga partitë politike, e veçanërisht nga partitë në pushtet. Pse po heshtin? Arsyeja pse po heshtin partitë politike në pushtet është fakti se këto parti kanë punësuar militantët e vet dhe janë duke paguar mbi 50 mijë "veteran mashtrues" të UÇK-së. Me militantët e punësuar dhe me "veteranët mashtrues" këto parti prap do të i fitojnë zgjedhjet ngase iu kan kryer favore dhe shërbime punësimi dhe përfitimi. Prandaj këto parti po heshtin
Kelmendi: Kujton dhe çmon lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani

Kelmendi: Kujton dhe çmon lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani

Lajme
Kelmendi: Kujton dhe çmon lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka çmuar lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani i cili ka udhëhequr një ndër betejat më të lavdishme të vendit tonë. Postimi i plotë i Kryetarit Kelmendi: I shkolluar dhe i zgjuar, strateg ushtarak, guximtar dhe atdhetar, frikë dhe ankth për armikun, krenari për Kosovën, udhëhoqe një ndër betejat më të lavdishme të vendit tonë - Kosharen, lutemi për ty, nuk do të harrojmë kurrë, ti që rrënove kufi dhe bashkove Kosovë-Shqipëri, Komandanti ynë i dashur dhe i paharruar, Agim Ramadani. Gëzim Kelmendi
FJALA kujton përvjetorin e Koshares

FJALA kujton përvjetorin e Koshares

Lajme
FJALA kujton përvjetorin e Koshares Beteja e Koshares është ndër betejat më të mëdha dhe më të rëndësishme për çlirimin e Kosovës nga regjimi i Serbisë. Kjo betejë u zhvillua nga burra të mëdhenj në krye me Komandantin suprem Agim Ramadanin. Kjo betejë që u zhvillua me 9 Prill 1999 rezultoj me thyrjen e Kufirit të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bëri bashkimin e Shqiptarëve. Ata burra në krye me Komandantin suprem Agim Ramadanin do të mbesin gjithmonë në kujtimet tona. Vepra dhe sakrifica e tyre duhet të na shërbejnë si shembull se si luftohet dhe vdiset për vendin tonë. FJALA Prishtinë, 09.04.2019
FJALA kujton 20 vjetorin e masakrës së Lybeniqit të Pejës dhe lagjës Qamili të Gjakovës

FJALA kujton 20 vjetorin e masakrës së Lybeniqit të Pejës dhe lagjës Qamili të Gjakovës

Lajme
FJALA kujton 20 vjetorin e masakrës së Lybeniqit të Pejës dhe lagjës Qamili të Gjakovës Janë bërë 20 vite nga masakra e Lybeniqit të Pejës, masakër kjo e cila la të masakruar 80 veta. Po ashtu këtë ditë para 20 viteve është bërë edhe masakra tjetër e lagjës Qamil të Gjakovës ku nga kljo masakër humbën jetën 21 persona, gra dhe fëmijë. Ne si FJALA, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare të i bëj presion Beogradit që të i dorëzoj para drejtësisë ata kriminel që urdhëruan dhe zbatuan këtë masakër dhe të na i kthej përsonat e zhdukur. FJALA, Prishtinë, 01.04.2019
Asambleisti Mr.sci.Berat Dajaku – Fjalimi i dytë në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajit në lidhje me rekomandimet e “Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim”

Asambleisti Mr.sci.Berat Dajaku – Fjalimi i dytë në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajit në lidhje me rekomandimet e “Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim”

Asambleisti Berat Dajaku, Lajme
Asambleisti Mr.sci.Berat Dajaku - Fjalimi i dytë në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajit në lidhje me rekomandimet e "Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim"në seancën e mbajtur me datë 29.03.2019. FJALA, Prishtinë, 01.04.2019 Kliko këtu në linkun e kaltërt për të parë videon
Asambleisti i FJALËS Mr.sci.Berat Dajaku – Reagim ndaj shumës së paraparë nga Drejtoria e Bujqësisë në Kuvendin Komunal të Skenderajit

Asambleisti i FJALËS Mr.sci.Berat Dajaku – Reagim ndaj shumës së paraparë nga Drejtoria e Bujqësisë në Kuvendin Komunal të Skenderajit

Asambleisti Berat Dajaku, Lajme
Asambleisti i FJALËS Mr.sci.Berat Dajaku - Reagim ndaj shumës së paraparë nga Drejtoria e Bujqësisë në Kuvendin Komunal të Skenderajit Asambleisti Dajaku reagoi në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajit të mbajtur me 29.03.2019 ndaj shumës së paraparë nga Drejtoria e Bujqësisë në vlerë prej 540 euro participim nga ana e fermerit që përzgjedhet fitus i një Meshtjerre Barsë të cilat do ti ndajë komuna. Shumë kjo që sipas asambleistit Dajaku ishte e lartë. FJALA, Prishtinë, 01.04.2019 Kliko këtu në linkun e kaltërt për të parë