E hënë, Mars 23Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Autor: Partia FJALA

Kelmendi reagon ashpër për “Edukatën Seksuale” në shkolla

Kelmendi reagon ashpër për “Edukatën Seksuale” në shkolla

Lajme
Kelmendi reagon ashpër për "Edukatën Seksuale" në shkolla Tmerr dhe shkatërrim: Kuvendi kërkon "Edukatën Seksuale" në shkolla. Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë listuar 19 rekomandime Ministrisë së arsimit për parandalimin dhe dënimin e abuzimeve seksuale të të miturve. Një prej rekomandimeve është që "Edukata Seksuale " të jet lëndë mësimore. Para disa muajve deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka kërkuar këtë që Kuvendi tani e ka miratuar, futjen e "Edukatës Seksuale" në shkolla. Thënë të drejtën këtë e kam pritur prej VV-së. Ngase në VV muaj më parë akuzuan njëri tjetrin për orgji seksuale nëpër zyret e tyre. Po kjo VV-ja në 2011 ka kundërshtuar futjen e Edukatës Fetare në shkolla. Por nuk e prita edhe prej partive tjera! Ndërsa Ministria e Arsi
Reagon Kryetari i Partisë FJALA DR.Gëzim Kelmendi për largimin e të rinjëve nga Kosova

Reagon Kryetari i Partisë FJALA DR.Gëzim Kelmendi për largimin e të rinjëve nga Kosova

Lajme
Reagon Kryetari i Partisë FJALA për largimin e të rinjëve nga Kosova: Largimi i të rinjëve nga Kosova iu konvenon partive të pushtet, prandaj po heshtin Largimi masiv i të rinjëve nga Kosova drejtë vendeve të BE-së që po ndodhë në përmasa mjaft të mëdha, është mjaft shqetësues për të ardhmen e vendit tonë. Ky fenomen po përcillet me heshtje nga partitë politike, e veçanërisht nga partitë në pushtet. Pse po heshtin? Arsyeja pse po heshtin partitë politike në pushtet është fakti se këto parti kanë punësuar militantët e vet dhe janë duke paguar mbi 50 mijë "veteran mashtrues" të UÇK-së. Me militantët e punësuar dhe me "veteranët mashtrues" këto parti prap do të i fitojnë zgjedhjet ngase iu kan kryer favore dhe shërbime punësimi dhe përfitimi. Prandaj këto parti po heshtin
Kelmendi: Kujton dhe çmon lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani

Kelmendi: Kujton dhe çmon lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani

Lajme
Kelmendi: Kujton dhe çmon lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka çmuar lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani i cili ka udhëhequr një ndër betejat më të lavdishme të vendit tonë. Postimi i plotë i Kryetarit Kelmendi: I shkolluar dhe i zgjuar, strateg ushtarak, guximtar dhe atdhetar, frikë dhe ankth për armikun, krenari për Kosovën, udhëhoqe një ndër betejat më të lavdishme të vendit tonë - Kosharen, lutemi për ty, nuk do të harrojmë kurrë, ti që rrënove kufi dhe bashkove Kosovë-Shqipëri, Komandanti ynë i dashur dhe i paharruar, Agim Ramadani. Gëzim Kelmendi
FJALA kujton përvjetorin e Koshares

FJALA kujton përvjetorin e Koshares

Lajme
FJALA kujton përvjetorin e Koshares Beteja e Koshares është ndër betejat më të mëdha dhe më të rëndësishme për çlirimin e Kosovës nga regjimi i Serbisë. Kjo betejë u zhvillua nga burra të mëdhenj në krye me Komandantin suprem Agim Ramadanin. Kjo betejë që u zhvillua me 9 Prill 1999 rezultoj me thyrjen e Kufirit të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bëri bashkimin e Shqiptarëve. Ata burra në krye me Komandantin suprem Agim Ramadanin do të mbesin gjithmonë në kujtimet tona. Vepra dhe sakrifica e tyre duhet të na shërbejnë si shembull se si luftohet dhe vdiset për vendin tonë. FJALA Prishtinë, 09.04.2019
FJALA kujton 20 vjetorin e masakrës së Lybeniqit të Pejës dhe lagjës Qamili të Gjakovës

FJALA kujton 20 vjetorin e masakrës së Lybeniqit të Pejës dhe lagjës Qamili të Gjakovës

Lajme
FJALA kujton 20 vjetorin e masakrës së Lybeniqit të Pejës dhe lagjës Qamili të Gjakovës Janë bërë 20 vite nga masakra e Lybeniqit të Pejës, masakër kjo e cila la të masakruar 80 veta. Po ashtu këtë ditë para 20 viteve është bërë edhe masakra tjetër e lagjës Qamil të Gjakovës ku nga kljo masakër humbën jetën 21 persona, gra dhe fëmijë. Ne si FJALA, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare të i bëj presion Beogradit që të i dorëzoj para drejtësisë ata kriminel që urdhëruan dhe zbatuan këtë masakër dhe të na i kthej përsonat e zhdukur. FJALA, Prishtinë, 01.04.2019
Asambleisti Mr.sci.Berat Dajaku – Fjalimi i dytë në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajit në lidhje me rekomandimet e “Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim”

Asambleisti Mr.sci.Berat Dajaku – Fjalimi i dytë në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajit në lidhje me rekomandimet e “Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim”

Asambleisti Berat Dajaku, Lajme
Asambleisti Mr.sci.Berat Dajaku - Fjalimi i dytë në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajit në lidhje me rekomandimet e "Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim"në seancën e mbajtur me datë 29.03.2019. FJALA, Prishtinë, 01.04.2019 Kliko këtu në linkun e kaltërt për të parë videon
Asambleisti i FJALËS Mr.sci.Berat Dajaku – Reagim ndaj shumës së paraparë nga Drejtoria e Bujqësisë në Kuvendin Komunal të Skenderajit

Asambleisti i FJALËS Mr.sci.Berat Dajaku – Reagim ndaj shumës së paraparë nga Drejtoria e Bujqësisë në Kuvendin Komunal të Skenderajit

Asambleisti Berat Dajaku, Lajme
Asambleisti i FJALËS Mr.sci.Berat Dajaku - Reagim ndaj shumës së paraparë nga Drejtoria e Bujqësisë në Kuvendin Komunal të Skenderajit Asambleisti Dajaku reagoi në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajit të mbajtur me 29.03.2019 ndaj shumës së paraparë nga Drejtoria e Bujqësisë në vlerë prej 540 euro participim nga ana e fermerit që përzgjedhet fitus i një Meshtjerre Barsë të cilat do ti ndajë komuna. Shumë kjo që sipas asambleistit Dajaku ishte e lartë. FJALA, Prishtinë, 01.04.2019 Kliko këtu në linkun e kaltërt për të parë
Muharremi mysafir në emisionin: Rreziqet nga mjekësia alternative në RTK

Muharremi mysafir në emisionin: Rreziqet nga mjekësia alternative në RTK

Lajme
Emisioni: Rreziqet nga mjekësia alternative në RTK I ftuar: Erxhan Muharremi aplikues i metodave alternative dhe Behar Raci Onkolog. Erxhan Muharremi është anëtar i Kryesisë së FJALËS në Norvegji i cili në vitet e '90-ta ka përfunduar Elektroinxhinierinë në Kosovë, ndërsa prej viteve '90-ta jeton në Norvegji ku ka kryer drejtimin në mjekësinë alternative kineze. FJALA, Prishtinë, 30.03.2019 Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon