E hënë, Mars 23Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Autor: Partia FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi mbron ambasadorin e Zvicrës Jean-Hubert Lebet

Dr.Gëzim Kelmendi mbron ambasadorin e Zvicrës Jean-Hubert Lebet

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi mbron ambasadorin e Zvicrës Jean-Hubert Lebet Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet, e ka thënë një të vërtetë të madhe, ministri Pal Lekaj duhet shkarkuar. Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet e ka thënë një të vërtetë të madhe lidhur me veteranët e rrejshëm. Ky ambasador meriton të shpërblehet lidhur me guximin dhe të vërtetën që ka treguar. Ndërsa Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj ka lënduar rëndë institucionet e Kosovës kur ka kërkuar largimin e ambasadorit të Zvicrës. Ky ministër duhet shkarkuar ngase i ka bërë dëm edhe qeverisë edhe Kosovës. Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi: Orët mësimore nuk duhet kompenzuar por politika duhet ndryshuar

Dr.Gëzim Kelmendi: Orët mësimore nuk duhet kompenzuar por politika duhet ndryshuar

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Orët mësimore nuk duhet kompenzuar por politika duhet ndryshuar Nxënësit nuk janë dëmtuar nga humbja e orëve, por nga politika e gabuar 20 vjeçare. Debati i sotëm në Kuvendin e Kosovës lidhur me gjendjen në arsim, tregoj edhe njëherë hipokrizinë e disa politikbërsve në Republikën e Kosovës. Disa deputet ashtu edhe ministri i arsimit "derdhën" lot krokodilli për gjendjen në arsim në përgjithësi dhe humbjen e orëve gjatë grevës në veçanti. Por e vërteta është ndryshe. Humbja orëve gjatë grevës nuk i ka dëmtu nxënësit. Por politika e gabuar 20 vjeçare e pasluftës shkatërroj arsimin në përgjithësi dhe nxënësit në veçanti. Nxënësit e Republikës së Kosovës në rezultatet e testit "Pisa" janë kualifikuar ndër më të dobëtit në rajon dhe më gjërë. Po kjo politikë e
FJALA: Marsi datë që simbolizon lirinë e popullit tonë

FJALA: Marsi datë që simbolizon lirinë e popullit tonë

Lajme
FJALA: Marsi datë që simbolizon lirinë e popullit tonë FJALA kujton 24 Marsin e vitit 1998 ku u zhvillua beteja e trimave të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Gjithashtu FJALA kujton 24 Marsin e vitit 1999 ku forcat ushtarake të NATO-së, filluan sulmet mbi caqet ushtarake të ushtrisë serbe. Sulme këto që sollën fundin dhe dorëzimin e një regjimi të Serbisë që shkeli dhe dhunoi të drejtat e popullit të Kosovës. Lufta e pastër çlirimtare e UÇK-së dhe sulmet ajrore të NATO-s, i sollën popullit tonë lirinë nga regjimi i egër i Serbisë. FJALA, Prishtinë, 24.03.2019
Dajaku përshendet vendimin e kryetarit të komunës së Skenderajit Bekim Jashari për mbulimin e shpenzimeve të varrimit

Dajaku përshendet vendimin e kryetarit të komunës së Skenderajit Bekim Jashari për mbulimin e shpenzimeve të varrimit

Asambleisti Berat Dajaku, Lajme
Dajaku përshendet vendimin e kryetarit të komunës së Skenderajit Bekim Jashari për mbulimin e shpenzimeve të varrimit Asambleisti i FJALËS në komunën e Skenderajit Mr.sci.Berat Dajaku, me një postim ka përshendetur vendimin që i pari i Skenderajit solli për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Skenderajit. Dajaku shpreh përkrahjen e tij që këtë vendim të votoi edhe në Kuvendin Komunal të Skenderajit e cila parashihet të votohet me datë 29.03.2019. Kështu ka përfunduar Berat Dajaku i cili është Kryetari i degës së Partisë FJALA në Skenderaj dhe asamblist në Kuvendin Komunal të Skenderajit.
Maloku i uron shërim të shpejt kryetarit të Podujevës Agim Veliu

Maloku i uron shërim të shpejt kryetarit të Podujevës Agim Veliu

Lajme
Maloku i uron shërim të shpejt kryetarit të Podujevës Agim Veliu Kryetari i Partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku lutet që i pari i komunës së tij Agim Veliu të këtë shpëtuar pa lëndime serioz. Unë si Kryetar i Partisë FJALA dega në Podujevë shpreh shqetësimin tim në lidhje me aksidentin e Kryetarit të Podujevës Agim Veliu. Lusim Zotin që mos të ketë pasoja shëndetësore dhe që All-llahu të ia lehtësoj gjendjen shpirtërore. Ndonëse opozitë por për çdo gjë që nevojitet do të jemi pranë me aq sa kemi mundësi, ndërsa mundësia me e madhe është të bëjmë dua tek All-llahu. Me respekt, Xhevdet Maloku Kryetar i FJALA - Podujevë
Lojërat e fatit dhe kazinot duhet urgjentisht të mbyllen

Lojërat e fatit dhe kazinot duhet urgjentisht të mbyllen

Lajme
Lojërat e fatit dhe kazinot duhet urgjentisht të mbyllen Ne FJALA kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që me procedurë të shpejtë ligjore të mbyllin gjitha lojërat e fatit dhe kazinot në Kosovë. Lojërat e fatit dhe kazinot përgjatë këtyre viteve të pasluftës në Kosovë kanë sjellë vetëm dëm dhe pasoja me fatalitet. Lojërat e fatit dhe kazinot kanë rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike të popullatës dhe kanë qenë shkaktarë të shumë vrasjeve të të rinjëve. Prandaj ne FJALA kërkojmë që urgjentisht të mbyllen gjitha lojërat e fatit dhe kazinot në Kosovë. FJALA, Prishtinë, 21.03.2019
Kelmendi i reagon Haradinajt për punësimet partiake

Kelmendi i reagon Haradinajt për punësimet partiake

Lajme
Kelmendi i reagon Haradinajt për punësimet partiake Deklaratë skandaloze e Kryeministrit Haradinaj: Edhe ne sikur të tjerët po punësojmë në baza partiake. Kryeministri Haradinaj sot në konferencë para gazetarëve deklaroj se punësimet partiake i kanë bërë partitë para neve, tash po i bëjmë edhe ne. Kjo është deklara më skandaloze që mund ta jap një kryeministër i vendit. Kjo i bie që nëse të tjerët para neve kanë vjedhur, po vjedhim edhe ne. Nëse të tjerët para neve e shkatërruan Kosovën, po e shkatërrojmë edhe ne. Po edhe PDK-ja punësoj në mbarë Kosovën. Edhe LDK-ja punësoj në mbarë Kosovën. Edhe VV-ja punësoj në Prishtinë në mandatin e parë të Shpend Ahmetit. Tash e paska legjitime edhe AAK-ja të punësoj në mbarë Kosovën. A jeni more duke e ditur kujt po i bëni dëm.
FJALA ngushëllon familjet që humbën familjarët në dy aksidente dje në Kosovë dhe i dëshiron shërim sa më të shpejtë të lënduarve

FJALA ngushëllon familjet që humbën familjarët në dy aksidente dje në Kosovë dhe i dëshiron shërim sa më të shpejtë të lënduarve

Lajme
FJALA ngushëllon familjet që humbën familjarët në dy aksidente dje në Kosovë dhe i dëshiron shërim sa më të shpejtë të lënduarve Ne FJALA me pikëllim të thellë morëm lajmin së kanë mbetur të vdekur katër qytetarë në dy aksidente, njëra në magjistralën Therandë - Shtime aksident ky që mori jetën e tre djemëve të rinjë dhe një tjetër në Vitomericë të Pejës. FJALA shpreh ngushllime për familjet që humbën fëmijët e tyre në këti raste tragjik, pasi që familja ka pësuar një humbje të madhe me vdekjen e këtyre anëtarëve të tyre. FJALA po ashtu i dëshiron shërim të shpejtë tre të lënduarve të tjerë nga këto dy aksidente. FJALA, Prishtinë, 17.03.2019