Dr.Gëzim Kelmendi: Protesta e VV-së e forcon edhe më shumë Presidentin Thaçi
Dr.Gëzim Kelmendi: Protesta e VV-së e forcon edhe më shumë Presidentin Thaçi
Protesta e thirrur e VV-së e forcon edhe më shumë pozicionin dhe autoritetin e Presidentit Thaçi.
Vet motoja e VV-së " Një popull s'i nënshtrohet një njeriu" synon të tregoj autoritetin e Presidentit Thaçi.
Por jo, Presidenti Thaçi nuk mundet të vendosë asgjë për popullin e Kosovës në këtë rast.
Edhepse ai po insiston në idenë e tij për korrigjim të kufijve, Presidenti Thaçi asgjë nuk mund të vendos.
Ngase për të realizuar marrëveshje ndërkombëtare i duhen votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i duhen votat e 80 deputetëve.
Kështu që kjo ide e Presidentit Thaçi aktualisht është e pamundur të realizohet.
Vet koalicioni qeverisës i ka 60 deputet, edhepse brenda vet koalicionit ka kundërshtim






