Bytyçi: Jeta, e pajetë në Kosovë!
Jeta, e pajetë në Kosovë!
Shkruan: Mr.sci.Bedri Bytyçi
Sot dy javë, për një status ironik timin, që nuk kishte të bënte asgjë me të ndjerin, por si shenjë mllefi ndaj "kryeministrit" për deklaratat e tij përballë nesh si myslimanë, nuk mbeti kush pa reaguar, pro dhe kundër, sharje e ofendime nga më të ndryshmet, më larguan nga vendi i punës një grup njerëzish për inatet e tyre fetare, dikush kërkoi arrestimin tim, njëri tha: "Ai nuk është hoxhë, veç vetit i thotë hoxhë", tjetri më quajti showman, disa u distancuan, disa patën frikë të më thërrasin në tel nga frika e përgjimit, familja kërkoi falje pa lejen time dhe shumë çka ndodhi për pak kohë, por nuk mund të kaloj pa i përmendur edhe ata që më përkrahën, më mbrojtën dhe u solidarizuan me mua, përveç atyre përkrahjeve nëpër rrjet






