Dr.Gëzim Kelmendi – Kelmendi: Lista Serbe kurrë s’flet shqip, pse Haradinaj po flet serbisht | Intervistë në DPT
Dr.Gëzim Kelmendi - Kelmendi: Lista Serbe kurrë s’flet shqip, pse Haradinaj po flet serbisht | Intervistë në DPT
Prishtinë, 19.04.2018
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, e ka cilësuar të papranueshme një intervistë të dhënë në gjuhën serbe, nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ishte befasuese dhe paradoksale intervista e Haradinajt për televizionin serb “Happy”, ku shefi i ekzekutivit kosovar u pyet nga gazetari serb nëse ka vrarë dikë në luftë.
Kelmendit nuk i ka pëlqyer as një deklaratë e Haradinajt për median serbe se shqiptarët nuk janë myslimanë për nga identiteti.
“Kemi deputetë të Kuvendit që vijnë nga Lista Serbe, janë shtetas të Kosovës, marrin pare nga buxheti i Kosovës, po






