E diel, Dhjetor 28FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Autor: Partia FJALA

FJALA: Epopeja e UÇK na kujton sakrificën e Familjes Jashari për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

FJALA: Epopeja e UÇK na kujton sakrificën e Familjes Jashari për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Lajme
FJALA: Epopeja e UÇK na kujton sakrificën e Familjes Jashari për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës FJALA kujton me respekt dhe krenari veprat dhe sakrificën e Familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari që luftuan dhe u sakrifikuan për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Jeta dhe vepra e tyre duhet të jenë shembulltyrë për gjithë neve dhe gjithë brezat që do të vijnë. Ata kanë bërë atë çka askush deri më tash nuk ka bërë, ata e deshën Kosovën më shumë se jetën. Dhe ne duke i dashur dhe nderuar ata, do ta duam dhe do ta nderojmë Kosovën. FJALA, Prishtinë, 05.03.2018
Dr.Gëzim Kelmendi: Qeveria shkatërron arsimin dhe promovon lakuriq-këndimin e Rita Orës

Dr.Gëzim Kelmendi: Qeveria shkatërron arsimin dhe promovon lakuriq-këndimin e Rita Orës

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Qeveria shkatërron arsimin dhe promovon lakuriq-këndimin e Rita Orës Prishtinë, 03.03.2018 Qeveritë e kaluara shkatërruan arsimin parauniversitar duke e rradhitur në nivelin më të ulët ndërkombëtar të rezultateve të PISA-s. Kjo qeveri po e shkatërron arsimin universitar duke e vështirësuar njohjen e diplomave në nivel ndërkombëtar të studentëve kosovar të tashëm dhe të ardhshëm. Kjo qeveri shkarkoj bordin e AKA-s. Pasojat e shkarkimit të këtij bordi rezultuan me përjashtimin e AKA-s nga EQAR. Kjo qeveri sikur qeveritë e kaluara po e shkatërron arsimin, dhe për ditën e pavarësisë na promovon dhe mburet me lakuriq-këndimin. Paguan 300 mijë euro për këndim lakuriq të Rita Orës dhe tërë atë festë të 17 shkurtit (Ditën e Pavarësisë) e simbolizon me këndim-lakur
FJALA dega në Skenderaj përkujton të rënët e Likoshanit dhe Qirezit

FJALA dega në Skenderaj përkujton të rënët e Likoshanit dhe Qirezit

Lajme
FJALA dega në Skenderaj përkujton të rënët e Likoshanit dhe Qirezit Përkujtojmë 20- vjetorin e rënies së vëllezërve dhe motrave tona për liri në Likoshan dhe Qirez, ku forcat paramilitare serbe masakruan gra, pleq dhe fëmijë në shenjë hakmarrje për humbjen e betejës që patën nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në Fshatin Rezall e Re e njohur tashmë si Beteja e Klysyres. E lusim Zotin e Madhëruar që të rënëve për liri të ja mundësoj Xhenetin,ndërsa Kriminelëve t'ia jep denimin e merituar në të dyja botërat. FJALA, Prishtinë, 27.02.2018
Bytyçi: Turpi nuk ka të ndalur!

Bytyçi: Turpi nuk ka të ndalur!

Lajme, Opinione
Bytyçi: Turpi nuk ka të ndalur! Shkruan: Mr.sci.Bedri Bytyçi Pas rritjes së rrogave 100% për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar nga vetë kryeministri, pas gënjeshtrave dhe kauzës së rrejshme të tij për demarkacionin, pas numrit enorm të ministrive, pas numrit skandaloz të zv. ministrave dhe shumë skandaleve tjerë vjen edhe turpi i radhës nga kabineti qeveritar. Kjo qeveri e tanishme lëshon vendim që ua mundëson edhe familjarëve të tyre marrjen e pasaportës diplomatike për të udhëtuar lirshëm në Evropë! Ky vendim është diskriminimi i radhës që iu bëhet qytetarëve të Republikës së Kosovës, me ç'rast privilëgjohen një grup profiterësh dhe familjarët e tyre! Ky vendim na jep sinjal se Kosovës nuk do t'i lejohet lëvizja e lirë edhe pas faljes së tokës Malit të Zi, si kusht për
FJALA: Dënojmë sulmin mbi Konsullatën e Kosovës në Strasburg

FJALA: Dënojmë sulmin mbi Konsullatën e Kosovës në Strasburg

Lajme
FJALA: Dënojmë sulmin mbi Konsullatën e Kosovës në Strasburg Ne FJALA dënojmë fuqishëm sulmin mbi Konsullatën e Kosovës në Strasburg të Francës. Kërkojmë nga Ministria e Jashtme e Kosovës që të ndërmarrë gjitha procedurat ligjore dhe diplomatike që të kërkojë nga autoritetet franceze që sulmuesit e Konsullatës së Kosovës të vihen para drejtësisë. Sulmet e tilla ndaj institucioneve tona duhet dënuar dhe ata që kanë sulmuar Konsullatën e Kosovës duhet marrin dënimin e merituar. FJALA, Prishtinë, 26.02.2018
Dr.Gëzim Kelmendi: Po a falet toka Kosovës bre?!

Dr.Gëzim Kelmendi: Po a falet toka Kosovës bre?!

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Po a falet toka Kosovës bre?! Prishtinë, 25.02.2018 Marrëveshja e partive politike për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit, është dëmi më i madh që i ka ndodhur tokës shqiptare pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878. Kjo marrëveshje dëmton rëndë interesin shtetëror të Kosovës. Kjo marrëveshje cenon rendin kushtetues të Kosovës. E dijmë se ratifikimi i demarkacionit është kërkesë e BE-së për liberalizim të vizave. Por, ky kusht, kjo kërkesë e BE-së nuk është e drejtë. Ngase për asnjë vend të ballkanit që kanë fituar të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza, nuk ka qenë ky kusht. Bile edhe sot shumë vende të BE-së nuk e kanë të zgjidhur çështjen e demarkacionit mes tyre. Pse vetëm Kosova duhet ta paguaj këtë çmim? A nuk mjaftoj që Kosova u desh të pagu
Gashi: Kujtojmë rënien e heroit Shaban Polluzha

Gashi: Kujtojmë rënien e heroit Shaban Polluzha

Lajme
Kujtojmë rënien e heroit Shaban Polluzha Sot 73 vite nga renia heroike e Shaban Polluzhës sëbashku me heroin Mehmet Gradicën në kullën e Hasan Sylës në Tërstenik pas një beteje luftarake legjendare me orë të tëra kundër regjimit jugosllav që i’a kishin mësyer kullës me artilerinë me të rëndë që posedonin. I priu divizioneve ushtarake që bënë rezistencë deri në sakrificë për çështje atdhetare. Heronjtë nuk vdesin, ata përjetësohen! Hamit Gashi, FJALA dega në Drenas Prishtinë, 21.02.2018
Dr.Armend Rexhepi: Reagim, institucionet urgjet të sjellin para drejtësisë ekstremistët që veprojnë në Veri

Dr.Armend Rexhepi: Reagim, institucionet urgjet të sjellin para drejtësisë ekstremistët që veprojnë në Veri

Lajme
Dr.Armend Rexhepi: Reagim, institucionet urgjet të sjellin para drejtësisë ekstremistët që veprojnë në Veri Reagimi i plotë i Dr.Armend Rexhepit: Institucionet të cilat kanë për detyrë sigurinë, duhet që në mënyre urgjente të fillojnë hetimin dhe të sillen para drejtësisë ekstremistet e kriminelët terrorist te cilet shëtisin e veprojnë në Veri të republikës së Kosovës! Është e pa pranueshme të kërcenohen pjesëtarët e Forcës Sigurisë së Kosovës, pavarësisht se nga cili komunitet apo grup etnik janë! Ftojmë policinë edhe AKI-në që sa më shpejtë të mirren me kriminelët të cilët bejnë terror psikologjik mbi pjestarët e FSK-së nga komuna e Zubin Potokut! Të gjithë ata të cilët bejnë presion mbi popullin dhe ata që dëshirojnë të integrohen, duhet të sillen para drejtësisë dhe t'