Femra nga këndvështrimi i Partisë FJALA! | Shkruan: Sali Kabashi (Magjistër i Historisë)
Femra nga këndvështrimi i Partisë FJALA!
Shkruan: Sali Kabashi (Magjistër i Historisë)
Prishtinë, 28.07.2017
Duke u nisur nga aspekti shoqërorë, në trojet tona shqiptare në përgjithësi, femra e kishte një vend jo të merituar dhe tejet përbuzës! Qysh nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, e deri tek "Demokracia" e kohëve moderne, kjo përbuzje e femrës ka vazhduar me të njëjtin ritëm, vetëm se tani është e super-kamufluar!
Dikur në Kanunin e Lekë Dukagjinit, femra quhej tepricë, në disa raste edhe Shakullë (lëkurë kafshe e regjur në formë çante për bartje), të drejtat e saj ishin të cenuara aq shumë, sa që ky Libër të lë përshtypjen që ajo (femra) kishte të drejt vetëm të merrte frymë dhe asgjë tjetër!
Sot në Demokraci, me një barazi të padrejtë, asaj i mblatohen shumë "të drejta" in






