E premte, Mars 20Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Autor: Partia FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi ka dy mesazhe për ata që e votuan dhe ata që nuk e votuan FJALËN

Dr.Gëzim Kelmendi ka dy mesazhe për ata që e votuan dhe ata që nuk e votuan FJALËN

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi ka dy mesazhe për ata që e votuan dhe ata që nuk e votuan FJALËN Prishtinë, 30.06.2017 Sot në këtë ditë të bekuar të Xhumasë kam dy mesazhe për ata që na kanë votuar dhe për ata që nuk na kanë votuar neve si FJALA në zgjedhjet e 11 Qershorit. 1. Ata që na kanë votuar i falënderoj nga thellësia e zemrës. Lus ZOTIN e Madhëruar të i begatoj dhe te iu dhuroj çdo të mirë. 2. Ata që nuk na votuan, e respektoj vendimin e tyre. Lus ZOTIN e Madhëruar të i begatoj dhe të iu dhuroj çdo të mirë. Edhe ata që na votuan edhe ata që nuk na votuan, ne si FJALA do të i mbrojmë dhe do të punojmë për ta. Dera jonë është e hapur për të gjithë. Ju duam të gjithëve, ju mbrojmë të gjithëve dhe lutemi për të gjithë. ZOTI ju ruajt. Me respekt, Gëzim Kelmendi Kryetar i
Makolli: Të shkelësh mbi gjakun tënd!

Makolli: Të shkelësh mbi gjakun tënd!

Opinione
Makolli: Të shkelësh mbi gjakun tënd! Prishtinë, 29.06.2017 Ditë më parë në trojet tona valonin po ata flamuj që valonin 18 vite më parë, ku nën kushtrimin e këtyre flamujve kryeheshin vrasje, shpërngulje e llojë-llojë masakrash mbi popullatën tonë. Janë po ata njërez që nën valsin e atyre këngeve që këndonin sot, 18 vite më parë ishin po të njëjtat këngë që i frymëzonin të vrisnin edhe foshnjët në djep. Ç'bëmë ne që ti ndalonim të mos i trazonin dëshmoret tanë në varret e tyre? Si lejojmë që mallkimi i tyre t'jetë mbi ne, kur ishin ata që dhanë jetën e tyre, vëtem e vëtem që kurrë mos të valonin ata flamuj e të këndoheshin ato këngë në këto troje? Jemi shtet që kemi ligje dhe rregulla, apo jemi spektator të spektaklit të këtyre flamujve, që përseri pa as një pënges në tr
Kabashi: Njerëz të Fjalës

Kabashi: Njerëz të Fjalës

Opinione
Kabashi: Njerëz të Fjalës Prishtinë, 29.06.2017 Hej, o ju njerëz të mirë, E di, ju e keni vështirë, Të përballeni me të keqën, Që e ka mbështjellë edhe jetën, Jeni shenjestër e çakejve, Gjah i gjuhëve të maskarejve, Të urryer e të etiketuar, Vetëm pse nuk jeni nënshtruar, Hej, o ju njerëz të nderit, Ikonë e paqës, e jo e sherrit, Xhëmb në sytë e hileqarit, Helm në gjakun e tradhtarit, Nuk ju lenë aspak rehat, Sepse shpifjen e kan shtrat, Gënjeshtren e kan ushqim, E vërteta, për ta është krim, Hej, o ju njerëz të Zotit, Pa ju, s'kan hieshi stinët e motit, Është koha juaj, të fitoni, Të keqën, për dhe ta rrëzoni, Çdo herë ta thoni t'vërtetën, Ta duani vendin, më shumë se vetën, Andaj, dorëzimin nuk ua pranojmë, Se vetëm në ju po shpresojmë. Sali Kabashi
Dr.Gëzim Kelmendi: Rinumërimi i 425 kutive dëshmoj se si u vodhën votat e Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Rinumërimi i 425 kutive dëshmoj se si u vodhën votat e Partisë FJALA

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Rinumërimi i 425 kutive dëshmoj se si u vodhën votat e Partisë FJALA Prishtinë, 29.06.2017 Përfundimi i rinumërimit të votave në 425 kuti të votimit, tregoj dhe vërtetoj se në këto zgjedhje kanë pasur parregullsi dhe keqpërdorim të votës së qytetarit. Nga këto parregullsi dhe keqpërdorime të votave, jemi dëmtuar më së shumti ne si Parti FJALA. Neve në fillim të procesit zgjedhor na dëmtuan koalicionet PAN, LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje, ku padrejtësisht na mohuan komisionerët, ndërsa vetes së tyre ia siguruan në çdo vendvotim numër maksimal të komisionerëve 3+3+2. Pastaj raportimet e vet komisionerëve të këtyre partive na treguan se si është dëmtuar vota e Partisë FJALA: -duke i bë të pavlefshme, -duke i transferuar në subjektet tjera politike, -duke m
Dr.Gëzim Kelmendi: Organizata ekstremiste “Obraz” e ndaluar nga autoritetet e Serbisë, defilon lirshëm në shtetin e Kosovës !

Dr.Gëzim Kelmendi: Organizata ekstremiste “Obraz” e ndaluar nga autoritetet e Serbisë, defilon lirshëm në shtetin e Kosovës !

Lajme
Kelmendi: Organizata ekstremiste "Obraz" e ndaluar nga autoritetet e Serbisë, defilon lirshëm në shtetin e Kosovës ! Prishtinë, 28.06.2017 Sot disa qytetarë serb të Kosovës janë mbledhur në Gazimestan për të shënuar përvjetorin e betejës së humbur nga Perandoria Osmane që njihet si " Vidovdan". Në këtë manifestim, e pranishme ishte edhe organizata ekstremiste "Obraz" e cila është e ndaluar të veproj në Serbi. Vërtetë pjesëmarrja e kësaj organizate ekstremiste është e papranueshme për shtetin tonë dhe institucionet tona. Por për çudi, instutucionet tona sot heshtën, heshtën edhe partitë politike dhe liderët politik. Turp i madh. Ne si Parti FJALA respektojmë çdo qytetar të Kosovës pavarësisht përkatësisë fetare dhe kombëtare, por nuk respektojmë organizatat ekstremiste që
Islami: Kur manipulantët, manipulojnë dhe kur ne lozim vallen që ata dëshirojnë

Islami: Kur manipulantët, manipulojnë dhe kur ne lozim vallen që ata dëshirojnë

Lajme
Islami: Kur manipulantët, manipulojnë dhe kur ne lozim vallen që ata dëshirojnë Shkruan: Lulzim Islami Sot më shumë se kurrë, ne populli shqiptarë kemi nevojë për bashkim kundër të kqijave që na kanë pllakosur, kundër përqarjes së kombit shqiptarë të të gjitha feve pikësëpari e pastaj kundër vëllezërve shqiptarë të besimit Islam nërmjet vete. Ajo që më habit më së shumti është rradhitja e disa vëllezërve të cilët për shkak të votës që kan dhënë në partitë tjera mundohen ta mbrojnë atë vendim që pa dashje i bie se po mbrojnë edhe ata që më së shumti fyejnë besimtarët e besimit Islam këto ditët e fundit. Sulmohet subjekti FJALA dhe kryetari i saj e besa edhe anëtarët e tyre nga taborre të shumta, e për çfarë arsye? A ndalemi t’a kuptojmë, t’a analizojmë, pse gjithë ky vrull? Pse g
Krasniqi: Përkundër rezultatit ne asnjëherë nuk kemi fajësuar qytetarët, jemi të hapur për ata që na duan dhe ata që nuk na duan

Krasniqi: Përkundër rezultatit ne asnjëherë nuk kemi fajësuar qytetarët, jemi të hapur për ata që na duan dhe ata që nuk na duan

Lajme, Opinione
Krasniqi: Përkundër rezultatit ne asnjëherë nuk kemi fajësuar qytetarët, jemi të hapur për ata që na duan dhe ata që nuk na duan Prishtinë, 27.06.2017 Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, unë si anëtare e Partisë FJALA, duke lexuar lajme e dezinformata të ndryshme në lidhje me Partinë FJALA e ndjejë obligim ndaj jush, në veçanti ndaj atyre që më votuan (Elhamdulilah në çdo qytet kam pasur votues) të bëj këtë shkrim për të ju sqaruar disa gjëra. Fillimisht Partia FJALA ndonëse në përbërje të vet ka pasur mbi 90% besimtarë, ne asnjëherë nuk kemi synuar të marrim vota vetëm nga namazlitë dhe të lëmë anash pjesën tjetër të popullit. Partia FJALA ka pasur parime dhe përderisa në koalicion me ndonjë parti tjetër nuk na ishin ruajtur ato parime, ne kemi vendosur t'i hyjmë ve
Dr.Gëzim Kelmendi: Vetëvendosje i mashtroi myslimanët | intervistë për portalin Gazeta Express

Dr.Gëzim Kelmendi: Vetëvendosje i mashtroi myslimanët | intervistë për portalin Gazeta Express

Intervista, Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Vetëvendosje i mashtroi myslimanët | intervistë për portalin Gazeta Express Prishtinë, 27.06.2017 Partia Fjala mori një për qind të votave në zgjedhjet e 11 qershorit, duke mbetur kështu jashtë Kuvendit. Kreu i kësaj partie, Gëzim Kelmendi tregon planet e Fjalës, duke bërë të ditur nëse do t’i bashkohet ndonjë subjekti tjetër. Ai flet edhe për deklaratat e zyrtarëve të Vetëvendosjes që, sipas tij, po e ofendojnë komunitetin mysliman në Kosovë, dhe jo vetëm atë. Gëzim Kelmendi, për Gazetën Express, thotë se pavarësisht pamundësisë së kalimit të pragut zgjedhor - që edhe më tutje e sheh si padrejtësi ndaj Fjalës, - motivi në partinë e tij nuk po mungon. Ai tregon se strukturat partiake po përgatitën dhe janë të fokusuara në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. “Jem