E premte, Dhjetor 26FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Autor: Partia FJALA

Delegacioni i Partisë FJALA në Bashkësinë Islame të Kosovës

Delegacioni i Partisë FJALA në Bashkësinë Islame të Kosovës

Lajme
Delegacioni i Partisë FJALA në Bashkësinë Islame të Kosovës Prishtinë, 25.06.2017 Delegacioni i Partisë FJALA vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fiter Bajramit, ku u prit nga Myftia i Republikës së Kosovës Mr.Sci.Naim ef.Tërnava. Po ashtu ky delegacion mori pjesë në manifestimin qëndror të festës së Fiter Bajramit, e cila u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Partia FJALA, Prishtinë, 25.06.2017 Kliko mbi linkun e kaltërt për të parë gjitha fotot e vizitës në Bashkësinë islame dhe manifestimit në Xhamin e madhe
Dr.Gëzim Kelmendi i përgjigjet Ramabajës së Vetëvendosjës i cili ofendojë muslimanët

Dr.Gëzim Kelmendi i përgjigjet Ramabajës së Vetëvendosjës i cili ofendojë muslimanët

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi i përgjigjet Ramabajës së Vetëvendosjës i cili ofendojë muslimanët Prishtinë, 24.06.2017 Ky është shkrimi i plotë i Kryetarit Kelmendi: Kandidati për deputet i Vetëvendosjes nënçmon iftarin dhe fyen muslimanët në Ramazan ! Sadri Ramabaja - kandidat për deputet i Vetëvendosjes nga Anamorava ka fyer rëndë iftarin e organizuar në Kamenicë duke e quajtur "ngjarje antihistorike" dhe muslimanët i fyen e i quan "grup haxhiqamilësh". Sadri, fyerjet e tua drejtuar popullit musliman të Kosovës janë vepra penale që ndëshkohen me Kodin Penal të Kosovës. Po ky popull musliman ju ka votuar më së shumti juve Vetëvendosjen dhe ju ka mbështetur në këto zgjedhje ku ju shënuat rritje rreth 100%. Fyerjet e juaja tregojnë frymën që egziston në mesin e juaj si Lëvizje Vetëve
Partia FJALA uron festën e Fitër Bajramit

Partia FJALA uron festën e Fitër Bajramit

Lajme
Partia FJALA uron festën e Fitër Bajramit Të nderuar qytetarë të besimit Islam, Kemi kënaqësinë të ju urojmë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që na bashkon, gëzon dhe tregon se në përfunduam me sukses Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe arritëm të i përgjigjemi obligimit madhor të ZOTIT të Madhëruar duke agjëruar dhe duke dëshmuar dëgjueshmërinë dhe respektin për obligimet tona fetare. Lutemi që ZOTI i Lartëmadhëruar të ju shpërblej dhe të ju bekoj për gjitha obligimet dhe adhurimet e kryera gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Në këto ditë feste të Fitër Bajramit, nuk duhet të i harojmë jetimët, të varfërit, invalidët si dhe mbarë familjet e atyre që flijuan vetën për mirëqenien tonë shpirtërore dhe fizike që në këtë festë të ndihemi krenar për gjakun e derdhur të më të dashu
Dr.Gëzim Kelmendi: Votat e Fjalës, janë transferuar tek partitë tjera

Dr.Gëzim Kelmendi: Votat e Fjalës, janë transferuar tek partitë tjera

Intervista, Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Votat e Fjalës, janë transferuar tek partitë tjera Prishtinë, 22.06.2017 Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi thotë se koalicionet PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa e kanë dëmtuari partinë e tij duke ia mohuar të drejtën e të pasurit komisionerë në vend votime. Kelmendi në një intervistë për KosovaPress tha se dëmtimi i Fjalës ka vazhduar edhe gjatë ditës së zgjedhjeve duke i shpallur të pavlefshme votat e tyre dhe duke i transferuar votat e Fjalës tek partitë tjera.“Do të thotë koalicioni i PDK-së, koalicioni i LDK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë marr vendim që në çdo vendvotim t’i kenë nga 3 komisionerë secila parti 3+3+2, ndërsa neve na ka lënë pa asnjë komisioner. Qysh në fillim të procesit zgjedhor e kanë dëmtuar partinë Fjala, dëmtimi i dytë
Kabashi: Shqipëri, bëhu faktor në Ballkan, për vete dhe për Kosovën!

Kabashi: Shqipëri, bëhu faktor në Ballkan, për vete dhe për Kosovën!

Opinione
Kabashi: Shqipëri, bëhu faktor në Ballkan, për vete dhe për Kosovën! Prishtinë, 21.06.2017 Jemi dëshmitarë të së kaluarës, se kur armiku i egër Sllobodan Millosheviç, lëshoj mbi ne armatën ushtarake dhe paramilitare, ne kishim sytë dhe zemrën të drejtuar nga Shqipëria, ashtu si vrapojnë zogjtë duke ikur nga Skifteri dhe fshihen tek Nëna e tyre, ashtu dhe ne, vrapuam dhe erdhëm në Shqipëri!. Ne në Kosovë, nuk jemi duke kaluar ditë edhe aç të mira! Në njërën anë krimi i organizuar, korrupsioni, nepotizmi, klientelizmi, padrejtësia dhe në anën tjetër armiqtë e vjetër që vetëm lëpihen duke pritur një destabilizim të vendit, që ta shndërrojnë në pre të tyre!. Kosova sapo kaloj procesin zgjedhorë, ku u dëshmua për një grabitje të madhe të votave dhe padrejtësive në Zgjedhje, gjë që
Krasniqi: Zgjedhjet mbaruan, çka tash?

Krasniqi: Zgjedhjet mbaruan, çka tash?

Opinione
Krasniqi: Zgjedhjet mbaruan, çka tash? Prishtinë, 20.06.2017 Ah, 10 ditët e qershori. “10 ditëshi i artë, peshqit e artë” Oferta marramendëse për zhvillim, me miliona vende pune, shifra parash që as vet nuk dinin t’i numëronin. E çka jo tjetër?! Premtime e premtime nga politikanët, më falni nga peshqit e artë. Sikur të realizoheshin vetëm gjysma e atyre premtimeve, ne do të ishim shtet për t’u dëshiruar. E populli si gjithmonë naiv, i butë e zemërgjerë. 4 vite të zhgënjyer dhe kur vjen “dhjetë ditëshi i artë” sikur mjaftohen me shumë pak. U mjafton një fotografi, një pije ose mjafton t’u shkosh njëherë në odë dhe ja, u kanë marrur zemrën. Por ç’faj ka populli? I kanë zhytur në mjerim e fukarallëk, saqë shumë shpejt mashtrohen me pak. Një mik më tregoj për mikun e tij, që X s
Kabashi: Urime dita e çlirimit Istog!

Kabashi: Urime dita e çlirimit Istog!

Lajme
Kabashi: Urime dita e çlirimit Istog! Prishtinë, 20.06.2017 Sot është 18 vjetori i çlirimit të Istogut, ditë e cila shënon edhe fillimin e epokës së Lirisë për istogasit! Pikërisht më datën 20 qershor, Istogu edhe zyrtarisht ishte i lirë dhe qytetarët e kësaj Komune nuk ishin të kërcënuar më nga tytat e ushtrisë paramilitare të regjimit diktatorial të Sllobodan Millosheviç-it. Të gjithë e dimë për kohen nëpër të cilën kaluam para çlirimit dhe si asnjëherë më parë, duhet festuar e uruar kjo ditë, sepse shihen pakë fije shprese në të ardhmen duke kërkuar më të mirën për vendin tonë në përgjithësi dhe Istogun në veçanti. Andaj, dua që përzemërsisht të ua uroj të gjithë qytetarëve të Komunës së Istogut ditën e çlirimit dhe të shprehi dëshirat e mija, që të përmirësohemi në punën q