Dr.Armend Rexhepi nga Vitia i bashkohet Partisë FJALA
Prishtinë, 16.05.2017
Partia FJALA me sukses po shtrihet në tërë Kosovën
Dr.Armend Rexhepi nga Vitia i bashkohet Partisë FJALA dhe është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Partia “Fjala” nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit | Intervistë për portalin Indeksonline
Prishtinë, 16.05.2017
Partia “Fjala” nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e 12 qershorit. Kështu ka vendosur subjekti që udhëhiqet nga Gëzim Kelmendi.
Ky i fundit, në një prononcim për “Indeksonline”, ka treguar se janë në përfundim të listës për deputetë.
“Ne jemi të vendosur që kësaj gare t’i hyjmë vetëm pa koalicion. E kemi marrë vendim si kryesi e partisë para 1 jave. Andaj, jemi në përundim të sipër të listës për kandidat për deputet”, ka thënë ai.
Ndryshe, sonte në orën 00:00 edhe zyrtarisht përfundon afati për partitë politike për të deklaruar në Komisionin Qendror Zgjedhor koalicionet parazgjedhore.
Magjistri i Shkencave të Ekonomisë dhe veterani i UÇK-së Fatmir Smajli i bashkohet Partisë FJALA
Në Partinë FJALA çdo ditë po vijnë intelektual dhe kuadro të reja, ndër ta është edhe Fatmir Smjali i cili edhe bëri publike anëtarsimin e tij në FJALA.
Ja dhe postimi i plotë i Smajlit:
Duke ju falenderuar për mbështetjen dhe kontributin e juaj, të gjithë juve familjarë, miq, bashkëunëtorë, dhe ju bashkëluftëtarët e mi, kam nderin që nëpërmjet këtij postimi të ju njoftoj për aktivitetin tim politik.
Unë, Fatmir Smajli
Magjistër i shkencave Ekonomike.
Përvojë shumëvjeçare pune në nderrmarrësi, si dhe Veteran i UÇK-së, nëpërmjet këtij postimi, kam nderin që të paraqes në mënyrë zyrtare kandidaturen time për Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhet e Partisë FJALA.
Vendimet që i merr ky njëri pak kush i merr
Prishtinë 15.05.2017
(bësoj së ja vlen ky shkrim për me ditë ku jeni)
- Vëllezër dhe motra, nuk është lehtë të marresh vendim të hysh në garën zgjedhore vet kur e dim se qysh po ecë pazari këto ditë me oferta gjigante dhe joshëse nga partitë e ndryshme politike.
Andaj pamvarësisht lidhjës që kemi ky vendim i Gëzimit sa është i hidhur aq më shumë është burrëror dhe duhet çmuar.
Ne e dim mirë se dy herë Gëzimi ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës bile herën e dytë shumë kush ka bërë hajgare çka ti mu bë deputet a kurr jo, por rezultati ishte së Gëzimi u bë deputet e 8 ministra që aktualisht janë ministra as nga 5 mijë vota nuk i kishin, dhe si deputet në dy mandate Gëzimi i ka mbrojtë si vlerat fetare dhe kombëtare si
FJALA diskuton përpilimin e listës me kandidat për deputet
Kryesia e Partisë FJALA mbajti mbledhjen e rradhës ku temë diskutimi ishte përpilimi i listës me kandidat për deputet.
Prishtinë, 14.05.2017
Në përvjetorin e masakrës të fshtrave të Pejës, Qyshk, Zahaq Llabjan e Pavlan
Në përvjetorin e masakrës së fshtrave të Pejës, Qyshk, Zahaq Llabjan e Pavlan, Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi së bashku me anëtarin e Kryesisë së Degës së Partisë FJALA në Pejë Fatlum Krasniqi vizituan varrezat e dëshmorëve dhe u takuan me familjarët e të vrarëve. Kjo masakër që u zhvillua me 14 Maj 1999 nga forcat serbe, la të vrarë mbi 100 civil të vrarë dhe të masakruar është dëshmi e qartë për krimet dhe terrorin e forcave serbe që u krye mbi popullatën civile të Kosovës.
Partia FJALA Prishtinë, 14.05.2017
FJALA - Po vijmë fuqishëm nga Prizreni
Prishtinë, 13.05.2017
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka bërë publike edhe katër kandidatët për deputet nga rradhët e Partisë FJALA të cilët vijnë nga Prizreni.
Ja komunikata e plotë e Kryetarit Kelmendi:
Po vijmë fuqishëm nga Prizreni
Lista për deputet nga Partia FJALA po pasurohet me kuadro të ndershme dhe intelektuale.
1.Prof.Hasim Shtërbani - Magjistër i emergjencave,
2.Valon Beqiri - Jurist, shkrimtar,
3.Valmire Berisha - Magjistre e shkencave Juridike,
4.Egzon Gashi - Ekonomist.
Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA
Dr.Gëzim Kelmendi i sigurt se “FJALA” do të hyjë në Kuvend | Inervistë për portalin Lajmi.net
Prishtinë, 11.05.2017
Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka thënë se ky subjekt politik do t’i hyjë e vetme garës zgjedhore. Ndërsa ka shprehur bindjen se “Fjala” do ta kaloj pragun zgjedhor prej 5% për të hyrë në Kuvend.
Kelmendi ka thënë për lajmi.net se qytetarët janë të zhgënjyer me skenën aktuale politike dhe është duke kërkuar ndryshime, prandaj ai thotë se partia e tij do të arrij të marr votat e nevojshme për të hyrë në Kuvend.
“Të shtunën kemi marr vendim që të hyjë në zgjedhje pa koalicione parazgjedhore. Ka qenë vendim i Kryesisë me 32 vota për dhe 3 kundër që të garojmë e vetme. Ne jemi shumë optimist që do ta kalojmë pragun zgjedhor, ngase te qytetari ka një zhgënj