E mërkurë, Mars 18Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Autor: Partia FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi – Falënderon nga thellësia e zemrës për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë këtyre ditëve përkrahësit e vet

Dr.Gëzim Kelmendi – Falënderon nga thellësia e zemrës për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë këtyre ditëve përkrahësit e vet

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi - Falënderon nga thellësia e zemrës për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë këtyre ditëve përkrahësit e vet Prishtinë, 20.01.2017 Të dashur qytetarë, Ju falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen dhe inkurajimin që ma keni dhënë gjatë këtyre ditëve që na shoqëruan me debatin për Perandorinë Osmane. Mbështetja e juaj e parezervë që ma keni ofruar gjatë gjithë këtyre ditëve, paraqet një mesazh të qartë për të gjithë neve, se e vërteta është duke e mposhtur të pavërtetën. Atyre që na kërcënuan dhe ofenduan, u themi: lexoni, mësoni dhe edukohuni dhe aspak mos mendoni se na frikësoni. I juaji, Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, debat me Bekim Haxhiun

Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, debat me Bekim Haxhiun

Intervista, Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, debat me Bekim Haxhiun Prishtinë, 19.01.2017 Gëzim Kelmendi, deputet i pavarur i Kosovës ka thënë se historia që e mësojnë shqiptarët në tekstet shkollore është rreth 70 deri në 80 për qind gënjeshtër. Kelmendi në Info Magazine të Klan Kosvoës duke folur për Perandorinë Osmane dhe se a ishin ata pushtues, apo jo në ardhjen e tyre në tokat ballkanike, pohoi se mënyrën se si mësohet historia në Kosovë e Shqipëri është shumë e shtrembëruar. “Historia e shqiptarëve 70 deri në 80 për qind është e bazuar në gënjeshtra”, ka pohuar Kelmendi. Komplet Emisioni
Dr.Gëzim Kelmendi i replikon Bekim Haxhiut pas akuzave (video)

Dr.Gëzim Kelmendi i replikon Bekim Haxhiut pas akuzave (video)

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi i replikon Bekim Haxhiut pas akuzave (video) Prishtinë, 19.01.2017 Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka theksuar se gjendja e arsimit në Kosovë është shumë e rëndë sidomos pas rezultateve të dala nga testi PISA. Ai në foltoren e Kuvendit ka folur edhe për problemet që kanë ndodhur në arsimin universitar të Kosovës, duke thënë se ka deputet të legjislativit kosovar të cilët janë të dyshuar nga prokuroria e EULEX-it, për falsifikim të diplomave. “Ndaj deputetit Bekim Haxhiu, prokuroria e EULEX-it ka ngritur aktakuzë për falsifikim të diplomës universitare”, ka theksuar Kelmendi. I pari i partisë “Fjala”, ka folur edhe për debatin në mes tij dhe Haxhiut për historinë, duke theksuar se Haxhiu nuk k
Dr.Gëzim Kelmendi i reagon Presidentit Hashim Thaçi

Dr.Gëzim Kelmendi i reagon Presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi i reagon Presidentit Hashim Thaçi Prishtinë, 16.01.2017 I nderuar President Thaçi, Sot paskeni kujtuar ditën e vdekjes së Skënderbeut. Ajo çka më bëri përshtypje në kujtimin e juaj është fakti se perandorinë osmane e cilësoni pushtuese. Është e drejtë edhe e juaja edhe e imja të kemi mendime të ndryshme për perandorinë osmane. Ju, para disa ditëve ishit në vizitë zyrtare te Presidenti i Republikës së Turqisë Erdogan, ku u pritet me nderimet më të larta shtetërore. Presidenti Erdogan ka bërë dhe vazhdon të bëj shumë për Kosovën, dhe ky epitet që sot ja dhatë perandorisë osmane, duke e quajtur pushtuese, ju e goditët keq Erdoganin, e goditët keq Turqinë dhe gjithë ata shqiptarë që perandorinë osmane nuk e cilësojnë pushtuese. Mos harroni se ju jeni P
Masakra Reçakut dëshmi e krimeve të regjimit të Sërbisë në Kosovë

Masakra Reçakut dëshmi e krimeve të regjimit të Sërbisë në Kosovë

Lajme
Masakra Reçakut dëshmi e krimeve të regjimit të Sërbisë në Kosovë Partia FJALA kujton dhe nderon viktimat e masakrës së Reçakut, që dëshmuan terrorin dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kjo masakër ndaj njerëzve të pafajshëm zgjoj ndërgjegjen dhe vetëdijën ndërkombëtare që më pas filluan sulmet kundër caqeve ushtarake të Sërbisë. Partia FJALA kujton dhe nderon viktimat e Reçakut ndërsa i bën thirrjeve institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar që të ndjekin dhe nxjerrin para drejtësisë ata që kryen këtë masakër dhe shumë masakra të tjera në Kosovë. Partia FJALA, Prishtinë, 15.01.2017
Dr.Gëzim Kelmendi: Kthimi mbrapa i “trenit rus”, ka tre meritor dhe një fitues

Dr.Gëzim Kelmendi: Kthimi mbrapa i “trenit rus”, ka tre meritor dhe një fitues

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Kthimi mbrapa i "trenit rus", ka tre meritor dhe një fitues Prishtinë (14.01.2017) Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, përshëndet suksesin për kthimin mbrapa të "trenit rus" Kthimi mbrapa i "trenit rus", ka tre meritor dhe një fitues Tre meritorët janë: 1. Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, i cili dha urdhër për ndalimin e këtij treni. 2. Reagimi mbarëqytetar në gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë. 3.Njësia speciale e Policisë së Kosovës "Rosu". Ndërsa fituesi është: 1.Shteti ynë i dashur - Republika e Kosovës. Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi: Treni rus Beograd-Mitrovicë, simbolizon “Kalin e Trojës”

Dr.Gëzim Kelmendi: Treni rus Beograd-Mitrovicë, simbolizon “Kalin e Trojës”

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Treni rus Beograd-Mitrovicë, simbolizon "Kalin e Trojës" Prishtinë (14.01.2017) Reagon Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi, në lidhje me Trenin rus Beograd-Mitrovicë Ja dhe reagimi i Kryetarit Kelmendi: Treni rus Beograd-Mitrovicë, simbolizon "Kalin e Trojës" Treni rus i cili sot është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, ka qëllimin e njejtë, sikur që kishin grekët me "Kalin e Trojës". Kjo strategji e vjetër greke, ka gjetur zbatim te autoritetet e Serbisë. Këto janë ngjashmëritë e strategjisë së vjetër greke me ato aktuale serbe: 1. Kali Trojës (Treni Rus) cenoj integritetin. 2.I zuri të dehur dhe të fjetur trojanët (të dehur dhe të fjetur kosovarët nga lakmia për pushtet dhe për pozita). 3.Hyri si kalë por arriti pushtimin e Trojës.
Muri, treni si rezultat i bisedimeve | shkruan: Fatlum Krasniqi

Muri, treni si rezultat i bisedimeve | shkruan: Fatlum Krasniqi

Lajme, Opinione
Muri, treni si rezultat i bisedimeve Prishtinë (14.01.2017) Shkruan: Fatlum Krasniqi Si duket liria e lëvizjes si e drejtë fundamentale e lëvizjes së lirë në mes qytetarëve dhe shteteve nga Qeveria dhe institucionet relevante të Kosovës si duket qenka kuptuar edhe treni rus që pritet të hyjë në Mitrovicë me parullën “Kosova është Serbi” Është shqetësuese ky veprim dhe fyerje nga autoritetet serbe që po i bën vendit tonë që për çudi këto ngjarje Qeveria e Kosovës po vazhdon e të i kalojë në heshtje, nuk do mend kjo punë dhe nuk pres reagime nga miqtë tanë ndërkombëtarë përderisa në Kuvendin e Kosovës flitet për meditjet e deputetëve, ndërsa fletë arrestet e lëshuar nga Serbia nuk kanë të ndalur për qytetarët e Republikës së Kosovës. Një ndër reagimet që arrita të shohë ësht