Dr.Gëzim Kelmendi – Fjalim në seancën e jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt
Dr.Gëzim Kelmendi - Fjalim në seancën e jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt
Prishtinë (10.01.2017)
GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
E nderuar Familje Haradinaj,
Kolegë dhe kolege deputetë të nderuar,
I nderuar zëvendëskryeministër,
Në seancën e fundit, të cilin e kemi pasur në Parlamentin e Kosovës, e cila e ka trajtuar temën e njëjtë që pikërisht kishte të bëjë me arrestimin e qytetarëve të Kosovës, konkretisht pjesëmarrësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur fjala ishte për drejtorin rajonal Nehat Thaçi, pas përfundimit të asaj seance, thënë të drejtën, nuk kam pas dëshirë të kemi më situata të tilla në Kosovë, por e kam ditur se mund të ndodhin prapë. Pavarësisht dëshirës sime mund të ndodhin.
Pse mund të ndodhin?
Ngase e






