Dr.Gëzim Kelmendi – Qeverisë: Pranoni gabimin për Demarkacionin, e mos ja bëni këtë tradhëti Kosovës
Dr.Gëzim Kelmendi - Qeverisë: Pranoni gabimin për Demarkacionin, e mos ja bëni këtë tradhëti Kosovës | Deklarime jasht rendit të ditës
GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Deputetë të nderuar,
Vërtet është mjaft e rëndë, skandaloze dhe e turpshme ky nxitim, kjo ngutje e Qeverisë që ta procedojë ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, edhe më të rëndë e bën fakti se mbledhja e Qeverisë është thirrur mbrëmë ende pa përfunduar
debati shkencor që ishte thirrur dje lidhur me këtë proces të demarkacionit.
Prandaj, këtu nuk lë shumë për të menduar se debati i thirrur dje nuk ka pasur kurrfarë peshe relevante për Qeverinë e Kosovës. E rëndësishme ishte që ajo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejt në K






