Kelmendi: Distancohemi nga hapja e ambasadës në Jerusalem
Ne Partia FJALA distancohemi nga veprimet qeverisë së shtetit tonë me rastin e hapjes së ambasadës në Kosovës në Jerusalem.
Si qytetarë të Kosovës, kurrë nuk jemi pajtuar dhe as nuk do të pajtohemi me veprime që shkelin vullnetin e një populli.
Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, është shkelje mbi të drejtat e popullit palestinez, është legjitimim i regjimit izraelit i cili për dekada me rradhë ka vrarë, dhunuar e përsekutuar popullin palestinez.
Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është "thikë pas shpine" ndaj BE-së, Turqisë dhe shumicës së vendeve të OKB-së.
Ne Partia FJALA jemi që të ndërtojmë marrëdhënie të mira diplomatike me çdo shtet, por jo duke e shtypur një popull.
Gëzim Kelmendi
Opinioni i rradhës nga Avni Çakmaku
Çkado që ka të bëjë me islam dhe musliman dhe të drejtën e të njejtit ta shpreh verbalisht edhe vizualisht ate, vihet në diskutim, sanksionohet, penalizohet, shpallet radikalizëm me tendencë terrorizmi, ndërsa të gjitha të tjerat, besime, koncepte, stile hynë në të drejtat themelore të njeriut dhe askush nuk ka të drejtë ti cenoj.
Besoi se ai që ka qenë apo është duke jetuar në Zvicër, e din se ka një komunitet mjaftë të madhë hebre dhe unë i kam pa se edhe ata që i përkasin ortodoksizmit hebre njejtë, femrat e tyre janë me nikab por për ta askush se ngrit zërin.
Tani presim ata mbrojtësit e rendit kushtetues të na lodhin me kërkesa që të sanksionohet edhe tek ne kjo çështje.
Njëra veq është prononcuar tash vinë me rradhë.
E mira e kë
FJALA : Epopeja e UÇK na kujton sakrificën e Familjes Jashari për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës
Partia FJALA kujton me respekt dhe krenari veprat dhe sakrificën e Familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari që luftuan dhe u sakrifikuan për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Jeta dhe vepra e tyre duhet të jenë shembulltyrë për gjithë neve dhe gjithë brezat që do të vijnë.
Ata kanë bërë atë çka askush deri më tash nuk ka bërë, ata e deshën Kosovën më shumë se jetën.
Dhe ne duke i dashur dhe nderuar ata, do ta duam dhe do ta nderojmë Kosovën.
Partia FJALA,
Prishtinë, 05.03.2021
Kelmendi: Qeveria e Kosovës, para vaksinave "anti COVID-19", duhet me marrë vaksina " anti Dyfytyrësi"!
Dyfytyrësia e partive parlamentare nuk po ndalet.
Këto parti parlamentare vet e votuan ligjin anti Covid-19, këto vet e shkelën këtë ligj duke mbajtur tubime parazgjedhore dhe kështu këto mbajnë përgjegjësinë kryesore për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19.
Ashtu si e rrezikuan dhe e dëmtuan shëndetin publik, ashtu edhe disa e kanë dëmtuar edhe përspektivën e Kosovës dhe pritet që edhe të tjerët ta dëmtojnë këtë përspektivë.
Kjo është dyfytyrësia e këtyre partive parlamentare.
Ne FJALA jemi të sinqertë, ne humbëm në këto zgjedhje, por ne nuk e humbëm fytyrën, nuk u korritëm, nuk mashtruam, nuk rrezikuam shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Sinqeriteti gjithmonë
Avni Çakmaku: Mysafir në emisionin ''N'RRETH'' në DTV
https://www.youtube.com/watch?v=PTiZkApBMNE&ab_channel=DTVOfficial
Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon
Dr.Gëzim Kelmendi - Mysafir në emisionin "DEBAT" në RTK
Të nderuar qytetarë ky është emisioni "DEBAT" në RTK, ku u diskutua për dialogun dhe taktizimet.
TEMA: DIALOG PO POR SI DHE KUR - TAKTIZIME APO DROJË?
Panelist:
Dr.Gëzim Kelmendi - Kryetar i Partisë FJALA
Nexhmedin Spahiu - Opinionist
Milaim Zeka - Gazetarë, ish deputet, Kryetar i PEK
Ernest Luma - Opinionist dhe Gazetarë
Fadil Kajtazi - Njohës i çështjeve të sigurisë
Petrit Zogaj - Opinonist dhe pjestarë i çështjeve civile në Kosovë
Avni Mazreku - Njohës i Integrimeve Europiane.
Udhëheqës i emisionit: Ridvan Berisha
Ju ftojmë të ndiqni.
CREDITS: RTK, DEBAT
Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon
https://www.youtube.com/watch?v=mqeqMZkLa4o&ab_channel=RTK
Kelmendi: Sulmi fizik ndaj gazetarit Duriqi duhet dënuar fuqishëm
Reagimi i kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Visar Duriqi:
Dhuna ndaj gazetarëve nuk është vlerë që duhet të lulëzoi në vendin tonëSulmi fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, është i papranueshëm dhe duhet dënuar.
Mirëpresim angazhimin e institucioneve të drejtësisë në gjetjen e akterëve të këtij krimi.
Gëzim Kelmendi