Interpelanca e Zv.Kryeministrit Hashim Thaçi për demarkacionin Kosovë - Mali i Zi
Prishtinë, 25 Qershor 2015 Kuvendi i Kosovës
GËZIM KELMENDI: Faleminderit,
I nderuar kryetar!
I nderuar Kabinet qeveritarë,
Kolegë deputetë,
Çështja e demarkacionit pa dyshim që është një temë mjaft e ndjeshme dhe pikërisht për shkak të peshës, rëndësisë së saj që ka të bëjë me çështje shtetërore dhe sigurisht për qytetarët e Kosovës në fillim të mandatit të kaluar, konkretisht në muajin mars të vitit 2011, e kam ngrehur këtë çështje.
Kanë kaluar pothuajse 4 vjet dhe kjo gjë ka mbetur e fjetur edhe nga Kuvendi, edhe nga qeveritë e ndryshme të Kosovës. Prandaj, çka do që mund të flasim këtu, qoftë nga Kuvendi, qoftë nga Qeveria, të gjithë e dimë se gjendja në terren është çfarë është, çf
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
Nxënësve duhet t’u sigurohet një mbrojtje fizike nëpër rrugë magjistrale
Prishtinë, 25 Qershor 2015 Kuvendi i Kosovës
GËZIM KELMENDI: Faleminderit,
I nderuar kryetar!
I nderuar ministër,
Kolege dhe kolegë deputetë të nderuar,
Arsyeja pse e mora fjalën është se desha ta shfrytëzoj edhe praninë këtu të ministrit të nderuar të Infrastrukturës, për faktin dhe për një problem shumë serioz që po u kanoset qytetarëve të Kosovës, e veçanërisht moshave të reja - nxënësve, që janë aktivë në procesin mësimor.
Ne e dimë që pas luftës në Kosovë është bërë një investim i madh në infrastrukturën rrugore të rrugëve të Kosovës. Çështja e kualitetit të materialit apo asfaltit, e dimë që nuk ka qenë në nivel të duhur, si dhe keqpërdorimet d
Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit
Prishtinë | 7 Maj 2015 | Kuvendi i Kosovës
GËZIM KELMENDI: Faleminderit i nderuari kryetar,
I nderuari ministër,
Kolegë deputetë të nderuar,
Debatin të cilin ne sot po e zhvillojmë për figurën emblematike, për prijësin e çështjes së çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës për Ukshin Hotin dhe për të gjithë të zhdukurit e tjerë, mendoj se ka degraduar në dy forma, edhe në aspektin juridik edhe në aspektin praktik.
Pse e them këtë?
Sepse, duke u nisur edhe nga përvojat e legjislaturave të kaluara dhe legjislaturës së fundit para kësaj, shohim se në 2012 Kuvendi i Kosovës ka miratua
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për barazi gjinore
Prishtinë | 6 Maj 2015 | Kuvendi i Kosovës
Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe miratim në parim.
GËZIM KELMENDI: Faleminderit, zoti kryesues!
I nderuar kryeministër,
Ministra të nderuar,
Kolegë deputetë të nderuar,
Ky projektligj, i cili është i titulluar si “Projektligji për barazi gjinore” është, mendoj që ndër projektligjet më të rëndësishme në sistemin legjislativ të Kosovës, për faktin se flet për gjininë femërore e në parim gjinia femërore është gjysma e popullatës së Kosovës dhe, me rolin që ka në edukimin e brezave të ri, atëherë mund të themi lirisht se është tërë popullata e K
Debat parlamentar lidhur me gjendjen e arsimit në Luginën e Preshevës
Prishtinë | 6 Maj 2015 | Kuvendi i Kosovës
Debat parlamentar lidhur me gjendjen e arsimit në Luginën e Preshevës, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani, mbështetur edhe nga gjashtë deputetë tjerë
Deputeti Nait Hasani dhe gjashtë deputetë të tjerë nënshkrues në bazë të nenit 15, pika 8 e Rregullores së Kuvendit, ka kërkuar mbajtjen e një debati parlamentar lidhur me gjendjen e arsimit në Luginën e Preshevës, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
Të nderuar kolegë deputetë,
Unë mendoj që, fatkeqësisht, e kemi të njëjtën klimë të debatit si të ditës së djeshme, për të cilën gjithashtu shpreha edhe mendimin tim dhe pakënaqësinë time, fillimisht nga ne
Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, z. Isa Mustafa për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, të propozuar nga GP “Vetëvendosje”
Prishtinë | 27 Mars 2015 | Kuvendi i Kosovës
Seanca plenare
KRYESUESI: Ftojmë Deputetin e pavarur të Republikës së Kosovës Gëzim Kelmendi
GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar,
Kolege deputete dhe kolegë deputetë të nderuar,
Në këtë debat i cili po vazhdon nga dita e djeshme, përveç se kemi të debatojmë, po debatojmë dhe për 100 – ditëshin e punës së kryeministrit Mustafa, e kemi edhe fushën tjetër të cilën dje kryeministri e paraqiti, edhe programin qeverisës gjatë këtij mandati.
Por, para se të ndalem, qoft
Debat parlamentar për Radiotelevizionin e Kosovës
Prishtinë | 26 Mars 2015 | Kuvendi i Kosovës
GËZIM KELMENDI: Fillimisht, kryesues, para se ta marrë fjalën, veç të lutem ma sqaroni një dilemë, a nuk po ju del aty në monitorin tuaj që nuk e kam shtypur sustën, apo kërkohet prej meje që unë ta ndërroj qasjen e diskutimit.
Ma sqaro këtë çështje, a ju ka dalë emri im aty?
KRYESUESI: Jo, jo! Unë, përkundrazi, ku ta marr të kem qasje individuale, por mendimin thuaje lirisht.
GËZIM KELMENDI: Të lutem veç sqaroma këtë dilemë se edhe paradite e patëm
këtë problem të njëjtin, a po del emri im në monitor? Mos është ndonjë gabim teknik?
KRYESUESI: Zotëri, kur flasin grupet parlamentare është situatë tjetër, këta shpeshherë edhe po harrojnë, po paraqiten vonë, tani thonë nuk