Ne FJALA, të gatshëm për çdo sfidë
Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi ka njoftuar përmes një postimi se FJALA është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që sot dështoi votimi i qeverisë Kurti 3:
Ne FJALA, të gatshëm për çdo sfidë.
Kemi qenë me ju dhe do të jemi me ju të dashur qytetarë, me lejen e ZOTIT.
Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi ka reaguar për veprimet e presidentes së Kosovës
A ka gjë më të rëndë se kur presidentja e një vendi nuk i shkollon fëmijët e saj në shkollat publike shtetit të vet?
Po ka.
Me dorën e vet kjo presidente ia ka falur 8200 hektarë Malit të Zi duke votuar marrëveshjen për demarkacion!
Dhe si shpërblim kjo presidente do ta ketë pagën e përjetshme plus benefitet tjera.
Unë emrin nuk po ia përmendi, ngase para 6 viteve kam paralajmëruar për këtë “presidente”!
Unë merrem me shkaqet dhe jo me pasojat.
Sot si shtet dhe si shoqëri po i vuajmë pasojat e zgjedhjes së kësa presidente!
Gëzim Kelmendi
Reagon Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi për rritjen e importit nga Serbia
Tmerr, rritet importi nga Serbia për 100% .
Kjo gjendje tregon se sa shpejtë i kemi harruar masakrat, gjenocidin dhe terrorizmin e Serbisë në Kosovë.
Kjo gjendje tregon se në vendin tonë nacionalizmi është më i fortë se patriotizmi.
Gëzim Kelmendi
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi “shfajëson” Albin Kurtin për bllokadën në Kuvend, Mos e shani Albin Kurtin!
Mos e shani Albin Kurtin!
Fajtorët e bllokadës në Kuvendin e Kosovës kanë emër dhe mbiemër.
Ata janë hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ata kanë lënë shumë mangësi dhe hapësira që sot Albin Kurti i shfrytëzon me zgjuarësi.
Përndryshe Albin Kurti nuk erdhi me “zarf”.
Atë e zgjodhi populli.
Për Albinin lobuan edhe shumë figura publike, politike dhe jo politike.
Disa ish- deputet te tij dikur ia mbanin “zhagin” dhe i sulmonin tjerët për Albinin.
Por kur Albini i “shkelmoi” ata nga partia, ata u bënë kinse u larguan vet dhe….
Kur ne Partia FJALA që nga viti 2017 kemi kundërshtuar në vazhdimësi politikat e Albin Kurtit, shumë nga të lartëce
Avni Çakmaku - Mysafir në emisionin DTV, Trump thotë se javët e fundit u morëm me Kosovën dhe Serbinë
Të nderuar qytetarë ky është emisioni Info DTV ku i ftuar ishte anëtari i Partisë FJALA MSc.Avni Çakmaku.
Tema: Trump thotë se javët e fundit u morëm me Kosovën
Ju ftojmë të ndiqni.
CREDITS: INFO D, DTV
Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon
FJALA: Urime festën e Kurban Bajramit
Të nderuar besimtarë muslimanë
Me respekt dhe kënaqësi ju urojmë Festën e Kurban Bajramit.
Festa e Kurban Bajramit na frymëzon dhe inkurajon që të jemi më solidarë ndaj njëri-tjetrit, ta duam më shumë njëri-tjetrin, ta respektojmë dhe ta nderojmë më shumë njëri-tjetrin, të bashkohemi dhe të punojmë më shumë për popullin dhe për vendin tonë.
Të nderuar qytetarë, vendi ynë, shteti ynë, Kosova jonë e dashur meriton më shumë dhe më mirë, prandaj me urimet më të sinqerta për këtë Festë të Kurban Bajramit ju dëshirojmë juve shëndet, harmoni dhe suksese në rrugëtimet e juaja dhe në sfidat që na presin për një të ardhme më të mirë.
ZOTI ju ruajt dhe ju dhuroftë mirësi.
FJALA
Prishtinë, 6 Qershor 2025