Dr.Gëzim Kelmendi: Interpelanca e Zv.Kryeministrit Hashim Thaçi për demarkacionin Kosovë – Mali i Zi
Interpelanca e Zv.Kryeministrit Hashim Thaçi për demarkacionin Kosovë - Mali i Zi
Prishtinë, 25 Qershor 2015 Kuvendi i Kosovës
GËZIM KELMENDI: Faleminderit,
I nderuar kryetar!
I nderuar Kabinet qeveritarë,
Kolegë deputetë,
Çështja e demarkacionit pa dyshim që është një temë mjaft e ndjeshme dhe pikërisht për shkak të peshës, rëndësisë së saj që ka të bëjë me çështje shtetërore dhe sigurisht për qytetarët e Kosovës në fillim të mandatit të kaluar, konkretisht në muajin mars të vitit 2011, e kam ngrehur këtë çështje.
Kanë kaluar pothuajse 4 vjet dhe kjo gjë ka mbetur e fjetur edhe nga Kuvendi, edhe nga qeveritë e ndryshme të Kosovës. Prandaj, çka do që mund të flasim këtu, qoftë nga Kuvendi, qoftë nga Qeveria, të gjithë e dimë se gjendja në terren është çfarë është, çf






