Dr.Gëzim Kelmendi: Shqyrtimi i Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura
Shqyrtimi i Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura
Prishtinë | 23 Mars 2015 | Kuvendi i Kosovës
Seanca plenare rreth Shqyrtimit të parë të Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura
GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
Të nderuar ministra,
Të nderuar kolegë deputetë,
Ky projektligj për të cilin ne sot debatojmë këtu pa dyshim se të gjithë jemi koshientë dhe të vetëdijshëm se qëllimin e tij ka të bëjë me parandalimin e shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në luftëra jashtë vendit. Por, unë mendoj që ne si shtet, si Kuvend i Kosovës, jemi të vonuar në këtë pikë, e në veçanti edhe Qeveria është e vonuar, ngase e kemi pasur një mundësi që kjo të zgjidhet qysh vitin e kaluar. Të mos harrojmë nga përvoja që kemi





