Dr.Gëzim Kelmendi mysafir në emisionin "Politiko" në Kanal10
Të nderuar qytetarë ky është emisioni "Politiko" në Kanal10, ku i ftuar ishte kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi përballë analistëve.
Tema: Zgjedhjet
CREDITS: KANAL10
https://www.youtube.com/watch?v=17PhC_5ogyo
Asambleisti Dajaku: Të garojmë ashtu siç na ka hije si vëllezër si shqiptar
Të nderuar kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Gara për zgjedhjet e 14 shkurtit po ofrohet ju kisha lut secilit,që të tregojmë pjekuri politike dhe me të vërtetë të bindum votuesin që edhe nese nuk zgjidhemi deputet me të vërtetë kemi qenë meritor për atë çfarë kemi kërkuar.
Jo të gjithë ata që kandidojnë mund të zgjidhen,por të gjithë të tregojmë kulturë respekt dhe pjekuri njerëzore,intelektuale dhe politike.
Dëshiroj që këtë mesazh ta sheh secili kandidat dhe të merr në konsideratë qëllimin e këtij mesazhi.
Populli është lodh nga debatet,nga analiza ,nga vizitat tona në kohë zgjedhjesh si dhe nga fyerjet e disave nga ne, që përmes fyerjes ndaj njëri tjetri pretendojmë të ngrite
Partia “Fjala”, kanë dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për certifikim në KQZ
Avni Çakmaku, anëtari i kryesisë së partisë “Fjala”, para mediave të pranishme tha se pret nga këto zgjedhje të jashtëzakonshme që të ketë ndryshim, e që sipas tij është i domosdoshëm.
“Ato vlera të cilat nevojiten Kosovës të jenë prezente e jo i gjitha kalkulimi i gjitha partive politike të cilat e kanë pasur ekzekutivin, por edhe legjislativin kanë punuar me një kod moral, i cili e ka degraduar shoqërinë kosovare tej mase. Shpresojmë që do të jetë mbarëvajtja e mirë, shpresojmë që nuk do të na mohohet e drejta që t’i kemi komisionerët tanë të cilët do të na ruajnë votën e fjalës”, ka deklaruar ai.
FJALA dorëzoi listën me kandidatë
Ne FJALA sapo dorëzuam në KQZ listën me kandidatë për deputet. Të gjithë kandidatët e FJALËS janë 100% të FJALËS.
Asnjëri nuk është i "importuar" nga partitë tjera.
Përkundrazi, kemi kandidatë të "eksportuar "në disa parti.
Gëzim Kelmendi
Aksidenti i sotëm në "Rrugën e Kombit" që rezultoi me vdekjen e 4 anëtarëve të familjes Avdiaj na ka prekur të gjithëve. ZOTI i mëshiroftë të vdekurit
Aksidenti i sotëm në "Rrugën e Kombit" që rezultoi me vdekjen e 4 anëtarëve të familjes Avdiaj na ka prekur të gjithëve.
ZOTI i mëshiroftë të vdekurit.
ZOTI ia dhuroftë Xhennetin familjes Avdiaj.
ZOTI e shëroftë vajzën 3 vjeçare që shpëtoi në këtë aksident të tmerrshëm, ZOTI e ruajt dhe i dhuroftë mbarësi në jetë vogëlushes.
Gëzim Kelmendi
Kelmendi: Pse FJALA nuk do të pranon të hy në një listë me VV-në apo PDK-në?
Gjatë këtyre ditëve kemi pranuar shumë propozime dhe këshilla që Partia FJALA të hy në një listë zgjedhore qoftë me VV-në apo PDK-në.
Me qëllim të korrektësisë dhe mirëkuptimit do t'i tregojmë disa nga arsyet që FJALA nuk do të pranon të hy në një listë zgjedhore me VV-në apo PDK-në:
Për 20 vite pas luftës në Kosovë PDK-ja mbanë përgjegjësinë kryesore për gjendjen jo të mirë në vend, shkallën e lartë të korrupsionit, nepotizmit, tenderomanisë, degradimit të arsimit, papunësisë, nxerrjen e udhëzimeve diskriminuese në baza fetare, votimin e ligjit kundër ezanit, arrestimin e figurave të larta publike të besimtarëve musliman, heshtjen ndaj ambasadorit Gashi në Francë i cili kishte fyer shembulltyrë
Kelmendi: Tradita 20 vjeçare e hajnisë nga disa parti, dhe tani përçarja kombëtare dhe mashtrimi si strategji për fitore nga partia tjetër, do i shoqërojnë këto zgjedhje
Tradita 20 vjeçare e hajnisë nga disa parti, dhe tani përçarja kombëtare dhe mashtrimi si strategji për fitore nga partia tjetër, do i shoqërojnë këto zgjedhje.
Gëzim Kelmendi
Asambleisti Dajaku: Duhet kthehet dinjiteti mësuesëve, policisë, mjekëve, infermierëve dhe puntorit pas datës 14 shkurt
Çdo qeveri që vjen pas këtyre zgjedhjeve të 14 shkurtit për mendimin tim është jo fituese nëse nuk ja rrikthen autoritetin dhe dinjitetin mësuesëve, policicisë, mjekëve, infermierëve dhe punëtorit qoftë në sektorin publik apo privat.
Shkollat, shtëpitë e shëndeti, si dhe shërbimet policore nuk po arrijnë të na vetëdijësojnë si shoqëri për deri sa këto nuk e kanë autoritetin dhe dinjitetin që e meritojnë.
Autoritet të garantuar me ligj, zbatim të ligjit pa dallim race, gjinie, feje apo përkatësie politike, luftimi i korrupsionit si dhe mosaplikim i standardeve të dyfishta në zbatimin e ligjit.
Vetëm kjo mendoj se do ta stabilizonte vendin dhe ta drejtonte dre