Urime Festa e Fitër Bajramit
Të dashur qytetarë,
Urime Fitër Bajramin.
ZOTI ju bekoftë.
Agjërimin dhe veprat e mira gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit, ju pranoftë.
Me respekt,
Partia FJALA
Dr.Gëzim Kelmendi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të ish- presidentit Hashim Thaçit
Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të ish- presidentit Hashim Thaçit:
I nderuar ish- president Hashim Thaçi,
e nderuar familje Thaçi,
Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA të ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e babait tuaj, Haxhi Thaçit.
ZOTI i Madhëruar e mëshiroftë babain tuaj dhe e nderoftë me Xhennet.
Juve ju dhuroftë forcë dhe durim.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi
FJALA : Epopeja e UÇK-së na kujton sakrificën e Familjes Jashari për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës
Partia FJALA kujton me respekt dhe krenari veprat dhe sakrificën e Familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari që luftuan dhe u sakrifikuan për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Ata kanë bërë atë çka askush deri më tash nuk ka bërë, ata e çmuan lirinë ma shumë se jetën.
Dhe ne duke i dashur dhe nderuar ata, do ta duam dhe do ta nderojmë Kosovën.
Partia FJALA,
Prishtinë, 05.03.2025
FJALA: Urime Muajin e Bekuar të Ramazanit
Me respektin, dashurinë dhe kënaqësinë e veçantë, ju urojmë Muajin e Bekuar të Ramazanit të gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës.
Urojmë dhe lutemi që në këtë muaj ZOTI i Lartësuar të na forcojë dhe bashkojë, ngase vetëm të bashkuar mund të përballojmë sfida dhe vështirësi të ndryshme.
Shpresojmë qe ky muaj të na shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë sëbashku drejt sukseseve të reja për një shtet ku sundon drejtësia dhe harmonia.
Po ashtu në këtë muaj të Bekuar lusim ZOTIN e Madhëruar të i bekoi të gjithë dëshmorët, familjet e tyre si dhe gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë dhe pavarësinë