Duraku: Dje na duartrokitët, sot na injoroni !
Duraku: Dje na duartrokitët, sot na injoroni !
Në kohën kur paknaqësitë e infermierëve janë në kulmin e tyre, si me koeficient të pagave, pagesat diskriminuese të ndërrimeve të natës, 18€ për 12 orë pune, me mos pagesën e vikendeve dhe festave, rrezikshmërinë l, orët shtesë , kjo qeveri godet rëndë infermierët duke zgjedhur injorimin e kërkesave tona.
Dje e duartrokitën infermierin, i thurën lavde, tituj heroik, ndërsa sot na injoruan duke mos e marrë parasysh as protestën e as thirrjen për reflektim të komunitetit tonë.
Gjatë fushatave të gjithë e shfrytëzuan komunitetin tonë duke i përmendur thuajse në çdo mundësi të dhënë.
20 vite i kaluam të injoruar, të shtypur, të diskriminuar, të ofenduar deri në etiketime si "punëtor krahu", "tekniqar", "staf i mesëm, i ulët" etj.






