E shtunë, Mars 21Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Autor: Partia FJALA

Kelmendi: Kryeministër Hoti, ndale hajninë!

Kelmendi: Kryeministër Hoti, ndale hajninë!

Lajme
Kelmendi: Kryeministër Hoti, ndale hajninë! Kryeministër Hoti, çfarë kërkojnë veturat 3Z nëpër shtëpitë e zv.ministrave dhe këshilltarëve? Është e tmerrshme kjo dukuri e vjedhjes së parasë publike. Kush i paguan ato vetura? Kush i paguan "shfrenimet" e zv.ministrave dhe këshilltarëve? Qytetarëve jo vetëm votat, por edhe paratë po ia merrni! Gëzim Kelmendi
Kelmendi: Si të veprojmë kundër COVID-19?

Kelmendi: Si të veprojmë kundër COVID-19?

Lajme
Kelmendi: Si të veprojmë kundër COVID-19? Nuk duhet të presim nga qeveria masa kundër pandemisë, kur i kemi mësimet madhështore të Pejgamberit Muhamedit Alejhiselatu ve selam. Ai na ka mësuar se si të veprojmë në raste të tilla: NËSE KEMI QËLLUAR NË NJË VEND KU ËSHTË SHFAQUR PANDEMIA, MOS TË DALIM NGA AI VEND. NËSE NË NJË VEND ËSHTË SHFAQUR PANDEMIA, MOS TË SHKOJMË NË ATË VEND. Të dashur qytetarë, ZOTI i Madhëruar na ka treguar përmes KUR'ANIT Madhështor dhe përmes Haditheve të Pejgamberit Muhamedit Alejhiselatu ve selam se si duhet të veprojmë dhe si të sillemi për çdo çështje dhe problematikë jetësore. Qeveritë shkojnë e vijnë, mësimet hyjnore nga ZOTI i Madhëruar janë të përhershme dhe të pa zëvendësuara. Gëzim Kelmendi
Kelmendi: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare

Kelmendi: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare

Lajme
Kelmendi: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare Ngritja e aktakuzës nga Prokuroria e Hagës ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe ndaj kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, është një lajm jo i mirë për vendin tonë në përgjithësi dhe për imazhin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në veçanti. Unë jam thellë i bindur se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare. Ishte luftë kundër një regjimi terrorist dhe gjenocidial. Ishte luftë për mbrojtjen e atdheut, lirisë, nderit, jetës dhe pasurisë së qytetarëve të Kosovës. Gëzim Kelmendi
Kelmendi: Kur një godinë teatri ka vlerë më shumë se nderi i një vajze të mitur?

Kelmendi: Kur një godinë teatri ka vlerë më shumë se nderi i një vajze të mitur?

Lajme
Kelmendi: Kur një godinë teatri ka vlerë më shumë se nderi i një vajze të mitur? Rrënimi i godinës së teatrit në Tiranë ka zgjuar reagime të mëdha në Shqipëri por edhe në Kosovë. Bile nga Kosova reaguan edhe ish- kryeministri, politikan dhe figura të ndryshme publike. Por pikërisht në Tiranë ditë më parë është zbuluar abuzimi seksual i një nxënëse 15 vjeçare. Krimineli ishte një 65 vjeçar që punonte roje në shkollën e vajzës. Por për çudi kjo ngjarje e rëndë nuk ka zgjuar reagim të kolegëve të mi politikan në Kosovë. Ky është realiteti i hidhur në vendin tonë. Kur godina e një teatri është më e rëndësishme se nderi i vajzës së mitur. Kriminelët që abuzojnë me nderin e vajzave, duhet dhënë dënimin maksimal. Ata nuk meritojnë as avokat, as lehtësime të ndryshme. Gëzim Kelmen
Kelmendi: Shpresoj që disa e kanë kuptuar pse nuk e votova Thaçin president me 2016!

Kelmendi: Shpresoj që disa e kanë kuptuar pse nuk e votova Thaçin president me 2016!

Lajme
Kelmendi: Shpresoj që disa e kanë kuptuar pse nuk e votova Thaçin president me 2016! Kundërshtimet që po ia bëj Kurtit në raport me ato që ia kam bërë Thaçit, janë si një kofë me ujë në deti! Thaçin e kam kundërshtuar me fjalë dhe me vepra, ndërsa Kurtin vetëm me fjalë. Disa kanë harruar dhe disa ndoshta nuk e dijnë. Shkurti i vitit 2016 ishte muaji i zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Kandidat ishte Hashim Thaçi. Thaçi kërkonte mbështetje që ai të zgjedhet president. Unë e kundërshtoja ndërsa disa deputet e mbështetnin. Arsyetimi i tyre ishte se ne po e zgjedhim president dhe e largojmë nga pushteti i tij si kryeministër. Unë iu thoja jo, përkundrazi ju do ta forconi edhe më shumë. Unë isha deputet i pavarur. Ata e votuan dhe unë nuk e votova. Dhe tani pas 4 viteve
Kelmendi: Kryeministër Hoti, për çfarë reciprociteti po flisni?

Kelmendi: Kryeministër Hoti, për çfarë reciprociteti po flisni?

Lajme
Kelmendi: Kryeministër Hoti, për çfarë reciprociteti po flisni? Kryeministri Hoti ka deklaruar se do ta shfuqizon reciprocitetin. Por çfarë reciprociteti do ta shfuqizon? Asnjë kryeministër deri me tani nuk i ka vendos reciprocitet Serbisë? Ky që ishte para Hotit, ia bëri qejfin vetit, mashtroi pak dhe shkoi, ndërsa tani Hoti flet për reciprocitet. I vetmi reciprocitet i pjesërishëm ishte taksa 100%. Edhe atë e largoi qeveria Kurti dhe e "pushtoi" Kosovën me produkte të Serbisë ( rreth 30 milion euro prej 1 prillit kanë hyrë në Kosovë). Tani nuk ka fare reciprocitet. Tani ka nështrim total ndaj Serbisë. Nëse dëshironi me ditë çka është reciprociteti, shikoni si i trajton Kosova serbët dhe si i trajton Serbia shqiptarët. Serbët në Kosovë jetojnë si princa, e shqiptarët në Serb
Kelmendi: Urime kryeministër Avdullah Hoti, keni parasysh çfarë emri keni!

Kelmendi: Urime kryeministër Avdullah Hoti, keni parasysh çfarë emri keni!

Lajme
Kelmendi: Urime kryeministër Avdullah Hoti, keni parasysh çfarë emri keni! Kryeministër fillimisht po iu uroj për pozitën e re. Urime. Ashtu sikur Kurtit, edhe juve në ditën e parë po iu uroj. Por juve po iu "diskriminoj" pak. Urimit për Albin Kurtin ia kam bashkangjitur disa lutje të mira që ai ta besoi ZOTIN dhe njëshmërinë e Tij. Po për juve nuk i bëra ato lutje, pse? Sepse mendoj që ju besoni në ZOT, mendoj që besoni në njëshmërinë e ZOTIT. Kryeministër Hoti, a e dini që emri juaj është ndër emrat ma të mirë në botë. Keni emrin Avdullah, që do të thotë rob i ALLAHUT. Shumë emër i bukur. Por kryeministër Hoti keni kujdes, mos e koritni emrin. Nëse nuk iu merr mendja që mundeni me punu ma mirë se kryeministrat tjerë, qysh nesër shkoni në komunë dhe ndryshoni emrin tuaj