Kelmendi: O ZOT ruaje popullin e Turqisë
O ZOT ruaje popullin turk dhe Turqinë.
O ZOT të vdekurit mëshiroi, të lënduarit shëroi.
O ZOT ti je falës dhe mëshirues, ti na don neve ma shumë se ne vetën tonë.
Të lutem o ZOT, forcoje dhe mëshiroje popullin e Turqisë në këto çaste të pas tërmetit që po kalojnë.
Gëzim Kelmendi
Partia FJALA fitoi vendin e katërt në turnirin e futbollit të mbajtur në Merzig të Gjermanisë
Ekipi i partisë FJALA i udhëhequr nga Alban Bajraj morri pjesë në turnirin e futbollit në Merzig të Gjermanisë.
Pjesëmarrës ishin 16 ekipe
Ekipi i partisë FJALA fitoi vendin e katërt.
FJALA,
Prishtinë, 15.01.2020
FJALA: Masakra Reçakut dëshmi e krimeve të regjimit të Serbisë në Kosovë
FJALA kujton dhe nderon viktimat e masakrës së Reçakut, që dëshmuan terrorin dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
Kjo masakër ndaj njerëzve të pafajshëm zgjoj ndërgjegjen dhe vetëdijën ndërkombëtare që më pas filluan sulmet kundër caqeve ushtarake të Serbisë.
FJALA kujton dhe nderon viktimat e Reçakut ndërsa i bën thirrjeve institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar që të ndjekin dhe nxjerrin para drejtësisë ata që kryen këtë masakër dhe shumë masakra të tjera në Kosovë.
FJALA,
Prishtinë, 15.01.2020
elmendi tregon pse e kritikon Albin Kurtin
Pse e kundërshtoj dhe kritikoj Albin Kurtin?
Gjatë dy mandateve të mia si deputet në Kuvendin e Kosovës kam pasë raporte të mira me Albin Kurtin.
As atëherë dhe as tani nuk e kam fyer apo ofenduar.
Por ne jemi rival politik dhe është normale që ta kritikojmë njëri tjetrin kur mendojmë se kemi të drejtë.
Pse filloi kundërshtimi apo mospajtimi im me Albin Kurtin?
1. Në vitin 2011 deputetët e VV-së në krye me Albin Kurtin nuk na mbështetën në amendamentet e propozuara për mbulesën dhe edukatën fetare( dolën nga salla e seancës plenare).
2. Në vitin 2013 imami i nderuar dhe i respektuar në vendin tonë Hoxhë Irfan Salihu u "përsekutua" padrejtësisht nga opinioni politik dhe jopolitik.
Pjesë e këtij përsekutimi ishte edhe VV-ja në krye
Kelmendi - VV-së: Lojë fëmijësh!
A i keni thënë Isa Mustafës " argat i Serbisë"?!
A i keni thënë Isa Mustafës " vrasës i Astrit Deharit"?!
A i keni thënë Isa Mustafës hajn me 50 dosje?!
E tash çka po kërkoni prej LDK-së dhe Isa Mustafës?
Po luani me votën e qytetarëve, po luani me të ardhmën e Kosovës.
Unë e di që ju të VV-së nuk e njihni shtetin e Kosovës, ndoshta dhe për këtë arsye po luani me shtetin e Kosovës.
Por e di edhe që po luani si fëmijët e lazdruar që prishin dhe shkatërrojnë çdo gjë.
E di që fitorja iu ka zënë të pa pregaditur.
Nuk po keni kuadro me udhëheq shtetin e Kosovës, keni shku në Maqedoni me kërku kuadro për poste ministrore, besa besë edhe po duket që po frikësoheni me udhëheq.
Keni mendu se me qenë në pushtet është njejtë sikur opozitë, me sha,
Partia FJALA fitoi vendin e tretë në turnir futbolli
Ekipi i partisë FJALA i udhëhequr nga Alban Bajraj morri pjesë në turnirin " Mërgimtari" të organizuar në Runik të Skënderajt.
Ekipi i partisë FJALA fitoi vendin e tretë.
Në këtë turnir morri pjesë edhe kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi dhe kryetari i degës së Skënderajt Berat Dajaku.
FJALA,
Prishtinë, 30.12.2019
Kelmendi: Mos u befasoni nga mashtrimet e Kurtit, ai nuk e njeh shtetin e Kosovës
Pse po befasoheni me mashtrimet e Albin Kurtit?
Mashtrimet dhe lojërat e Albin Kurtit shumëkënd e kanë zënë në befasi.
Mos u befasoni.
Një politikan si Albin Kurti që nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk pritet të punojë për shtetin e Kosovës.
Gëzim Kelmendi
Kelmendi: VV-ja dhe LDK-ja po e djegin votën e qytetarëve!
Qytetarët i votuan, e ata po e djegin votën e tyre!
Kanë kaluar më shumë se dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, dhe ende nuk është realizuar i ashtuquajturi "koalicioni i shpresës".
Edhe VV-ja edhe LDK-ja përshkak pozitave dhe lakmisë për pushtet, nuk po tregojnë gadishmëri për kompromise.
Nëse LDK-ja kërkon postin e Presidentit të shtetit, VV-ja nuk ka arsye ta kundërshtoi.
Pse?
Sepse zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës nuk varet nga VV-ja.
Për të u zgjedhur Presidenti, duhet me qenë prezent 80 deputet në sallën e kuvendit.
Kështu që prezenca e 80 deputetëve nuk varet nga VV-ja.
Kështu që VV-ja nuk ka arsye ta kundërshtoi kërkesën për President nga LDK-ja.
Nëse VV-ja vazhdon ta kundërshto