E premte, Janar 2FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Autor: Partia FJALA

Duraku: Lujte për Komunën e Prishtinës

Duraku: Lujte për Komunën e Prishtinës

Lajme
Duraku: Lujte për Komunën e Prishtinës Parat e ndara nga buxheti i komunës për dekorimin e shesheve për festat e fundvitit e që viteve të kaluara kanë qenë në shuma deri në 75.000€, një pjesë apo e gjithë shuma të alokohet për t’u dalë në ndihmë viktimave të termetit në Shqipëri e që nevoja për ndihma është shumë e madhe duke e pas parasyshë që mbrëmë të mbijetuarit kan fjetur në qiell të hapur në këtë të ftohtë ! Enlirat Duraku
Kelmendi: Shqipëria po rënkon, Albin Kurti gota cakërron

Kelmendi: Shqipëria po rënkon, Albin Kurti gota cakërron

Lajme
Kelmendi: Shqipëria po rënkon, Albin Kurti gota cakërron Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi ka thënë se politikanët kosovarë do të duhej të ndjenin më shumë gjendjen në Shqipëri. Shkrimi i plotë: Shqipëria po rënkon, shqipëtarët po qajnë, po luten dhe po vuajnë nga pasojat e tërmeteve të sotme, ndërsa kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti cakërron gotat në manifestimin e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me rastin e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë manifestim morrën pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ministri i jashtëm Behxhet Pacolli dhe të tjerë. Por për këta të fundit nuk e di a kanë cakërruar gotat a jo?! Kjo vërtetë është e rëndë dhe e ulët, me cakërru gota në ditën e tragjedisë kombëtare! I nderua
Partia FJALA bashkëndjen dhimbjen me vëllëzërit dhe motrat nga Shqipëria

Partia FJALA bashkëndjen dhimbjen me vëllëzërit dhe motrat nga Shqipëria

Uncategorized
Partia FJALA bashkëndjen dhimbjen me vëllëzërit dhe motrat nga Shqipëria Partia FJALA bashkëndjen dhimbjen me vëllëzërit dhe motrat nga Shqipëria, nga katastrofa dhe tragjedia që ka goditur zonat e shtetit Shqipëtar nga tërmetet e fuqishme e shkatërruese. Kjo situatë me fatalitet jetësh njerzish, me të lënduar të shumtë e me dëme të mëdha, na bënë që as ne të mos jemi të qetë për asnjë qast të vetëm! U shprehim ngushllimet më të thella familjarëve të viktimave të këtyre ngjarjeve traumatike dhe urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarëve të kësaj tragjedie. Urojmë gjithashtu që mos të ketë viktima të tjera dhe shpresojmë që ekipet e emergjencës që po punojnë intenzivisht e maksimalisht në ato zona, të arijnë t'i shpëtojnë viktimat e tjera që gjenden akoma nën rënoja. Partia
Kelmendi: O ZOT, ndihmoi vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri

Kelmendi: O ZOT, ndihmoi vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri

Lajme
O ZOT, ndihmoi vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri O ZOT , Ti je i plotfuqishëm ndërsa ne jemi të pafuqishëm. O ZOT, ne vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje ndihmë kërkojmë. O ZOT, mëshiroi vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri. O ZOT, ndihmoi vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri. Dridhjet e tokës, erërat, shiu dhe çdo gjë i nënshtrohet urdhërit tënd o ZOT. Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi
MIKPRITJA SHEMBULLORE E KOMBËTARES SË ANGLISË DHE NIVELI MADHËSHTOR I KOMBËTARËS SË KOSOVËS NË FUTBOLL

MIKPRITJA SHEMBULLORE E KOMBËTARES SË ANGLISË DHE NIVELI MADHËSHTOR I KOMBËTARËS SË KOSOVËS NË FUTBOLL

Lajme
MIKPRITJA SHEMBULLORE E KOMBËTARES SË ANGLISË DHE NIVELI MADHËSHTOR I KOMBËTARËS SË KOSOVËS NË FUTBOLL Ajo që karakterizojë gjithë aktualitetin sportiv dhe festën sportive këtë javë në vend tonë, tregon dhe është determinues i vlerave qytetare e kombëtare që shoqërija jonë posedon e ngërthen në vete. Mikpritja e zjarrtë dhe e veçantë që u bë ndaj përfaqësueses së kombëtares angleze, në rradhë të parë është meritë e qytetarëve të këtij vendi dhe në veçanti e Dardanëve që bënë organizmin dhe fushatën më maestrale të këtij eventi. Kosova po faktorizohet. Kur politika po dështon t'a luaj rolin e saj në imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare dhe po përformon dobët dhe po na zhgenjen, sporti e në theks të veçant futbolli dhe xhudo po bëhet politika e jashtme e Kosovës dhe ambasador
Avni Çakmaku: Letër drejtuar kryeministrit ne ardhje Albin Kurtit për vendimet e ish-qeverisë

Avni Çakmaku: Letër drejtuar kryeministrit ne ardhje Albin Kurtit për vendimet e ish-qeverisë

Lajme
Avni Çakmaku: Letër drejtuar kryeministrit ne ardhje Albin Kurtit për vendimet e ish-qeverisë Shkruan: Mr.sc.Avni Çakmaku (anëtar i kryesisë së Partisë FJALA) Vakumi institucional i krijuar si rrjedhojë i dorëheqjes së qeverisë dhe gjitha problematikave të shfaqura pas përfundimit të zgjedhjeve me 6 tetor, kjo tej zgjatje e certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, kanë shpërfaqë një tendencë që ministrit e ndryshme por edhe agjencitë e ndryshme qeveritare të bien vendime që përpos se janë antikushtetuese njëherësh janë edhe në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Kosovës prandaj ne, së pari si qytetarë e pastaj edhe si subjekt politik, kërkojmë nga ju që të bëhet së pari stopimi dhe pastaj rishikimi i të gjitha këtyre vendimeve. Së pari vendimi për emërimin e noterëve të rijnë,
Kelmendi: Rritja e sigurimit të automjeteve është plaçkitje e qytetarëve

Kelmendi: Rritja e sigurimit të automjeteve është plaçkitje e qytetarëve

Lajme
Kelmendi: Rritja e sigurimit të automjeteve është plaçkitje e qytetarëve Plaçkitja e qytetarëve ! Banka Qëndrore e Kosovës ka marrë vendim me 1 Nëntor që të rritet sigurimi i automjeteve për 26%. Ky vendim i BQK-së është plaçkitje e qytetarëve të Kosovës. Ky vendim i BQK-së është skandaloz dhe dëmton rëndë interesin e qytetarëve të Kosovës. Kryeministri i ri që vjen duhet urgjentisht ta ndalë plaçkitjen e qytetarëve. Kryeministri duhet të mbrojë interesin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Gëzim Kelmendi
FJALA – “Shengeni Ballkanik” është i pa pranueshëm

FJALA – “Shengeni Ballkanik” është i pa pranueshëm

Lajme
FJALA - "Shengeni Ballkanik" është i pa pranueshëm DEKLARATË PËR MEDIA - FJALA Shengeni Ballkanik si projekt i disa liderëve të shteteve të ballkanit, rezulton të jetë një nismë e dështuar. Së pari, projekti i tillë, në mënyrë të pavetëdijshme apo në mënyrë të orkestruar, rrezikon të rrëshqas në një aleancë ballkanike dhe bllok të shteteve të ballkanit, e cila do të tërhiqte vëmendjen ndërkombëtare dhe do të provokonte situata të reja problematike në arenën ndërkombëtare. Disa e quajtën "Jugosllavia e re" por ajo që ne mendojmë se do të ngjajë është "Blloku perëndimor" që do të ishte aleancë e rezistencës kundër politikave të BE-së. Kjo do të hapte një kapitull të ri në fushën e marrëdhënjeve ndërkombëtare dhe do të shkaktonte një rrëmujë debatesh përmbrenda vetë BE-së, duke u