Bytyçi: Diskriminim demokratik apo demokraci diskriminuese?!
Bytyçi: Diskriminim demokratik apo demokraci diskriminuese?!
Shkruan: Mr.sci.Bedri Bytyçi
Sot, Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Arian Dacit, që ndërroi jetë në Brezovicë, e shkaktar ishte orteku i borës!
Sinqerisht i shprehim ngushllime familjes Daci, Allahu e mëshiroftë Arianin!
Nuk jam kundër ndihmës ndaj kujtdo, qoftë ajo edhe për familjet e zyrtarëve shtetëror, mirëpo jam kundër diskriminimit që po bëhet vazhdimisht në bazë të pozitës që ka/kemi.
Një ndihmë të njëjtë nuk ia ofroi qeveria familjes Sadikaj nga fshati Sopi e Therandës që humbi pesë anëtarë të saj në një aksident rrugor vitin e kaluar apo të njëjtën gjë nuk ia ofroi familjes Shala nga komuna e Gjilanit që humbi tre anëtarë të saj në një aksident tjetër në nëntorin e vitit të kaluar, pas





