Maloku: Zotëri Veliu, ku mbeti gjithë ai standard i rrugëve që ti e theksoje në debate të fushatës zgjedhore ?
Maloku: Zotëri Veliu, ku mbeti gjithë ai standard i rrugëve që ti e theksoje në debate të fushatës zgjedhore ?
Kryetari i partisë së FJALA- së dega në Podujevë, Xhevdet Maloku, përmes një statusi në Facebook, ka hedhur një varg kritikash ndaj kryetarit të komunës së Podujevës, Agim Veliu lidhur me standardin e ulët të përdorur për asfaltimin e rrugëve në këtë komunë në kohë fushate, njofton Llapi.info.
Përveç kësaj, Maloku i ka bërë edhe disa pyetje Veliut dhe ka kërkuar nga ai një përgjigje lidhur me asfaltimin e rrugës së qendrës së qytetit ‘Zahir Pajaziti’.
“Turp për juve z.Veliu, me beso mandatin e ke fitu por ndershmëria dhe burrëria janë me të vlefshme sesa një mandat të fituar me strategji të ulëta por ti me siguri nuk i kupton këto, andaj ashtu si nuk po ke turp ashtu






