E diel, Gusht 9Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Lajme

FJALA në Skenderaj merr pjesë në ditën ndërkombëtare të përsonave me nevoja veçanta

FJALA në Skenderaj merr pjesë në ditën ndërkombëtare të përsonave me nevoja veçanta

Lajme
FJALA në Skenderaj merr pjesë në ditën ndërkombëtare të përsonave me nevoja veçanta Me ftesë të Handikos-it në Skenderaj, Dega e FJALËS merr pjesë në ditën ndërkombëtare të përsonave me nevoja të veçanta. FJALA u përfaqësua nga Kryetari i degës Mr.sci Berat Dajaku i cili njëherit është asambleist në Kuvendin Komunal të Skenderajit dhe Dr.Granit Gruda. FJALA, Prishtinë, 03.12.2017
FJALA : Kosova duhet ta ndihmoj Shqipërinë

FJALA : Kosova duhet ta ndihmoj Shqipërinë

Lajme
FJALA : Kosova duhet ta ndihmoj Shqipërinë FJALA kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës që urgjentisht të dërgojnë ekipet emergjente të shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, e cila është duke u ballafaquar me gjendje të rëndë si pasojë e vërshimeve. Jemi një popull i ndarë në dy shtete, por raste të tilla të vërshimeve duhet të i tejkalojnë kufijtë dhe interesat politike. Shqipëria është atdheu i shqiptarëve, prandaj shqiptarët, konkretisht udhëheqësit e tyre në shtetet fqinje, duhet mobilizuar dhe dërguar ekipet emergjente të shpëtimit. Veproni sa nuk është bërë vonë. FJALA Prishtinë, 01.12.2017
Dr.Gëzim Kelmendi reagon kundër futjes së edukatës seksuale në shkolla

Dr.Gëzim Kelmendi reagon kundër futjes së edukatës seksuale në shkolla

Lajme
Kundër edukimit seksual në shkolla Prishtinë, 28.11.2017 Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi reagon kundër futjes së edukatës seksuale në shkolla Reagimi i plotë i Kryetarit Kelmendi: Koalicioni K10 që përfshin disa OJQ, sot do të bëj lansimin e platformës për të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues. Sipas tyre është shqetësuese se vetëm 14% të qytetarëve përdorin mjete kontraceptive, dhe për këtë ata shohin të arsyeshme futjen e edukatës seksuale në shkolla. Ideja e disa OJQ-ve që në Kosovë të futet lënda e edukimit seksual, është ide e rrezikshme dhe cënon rëndë vlerat tona morale që ne si popull i kemi kultivuar me shekuj. Fëmijët tanë nuk kanë nevojë për edukatë seksuale. Fëmijët tanë kanë nevojë për edukatë morale, e cila mësohet në kuadër të edukatës fetare. N
Delegacioni i FJALËS vizituan Kullën e Familjes Jashari

Delegacioni i FJALËS vizituan Kullën e Familjes Jashari

Asambleisti Berat Dajaku, Lajme
Delegacioni i FJALËS vizituan Kullën e Familjes Jashari Me rastin e 28 Nëntorit delegacioni i FJALËS bëri vizitë në Kullën e Familjes Jashari dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në Kullë u mirëpritën nga anëtari i familjës Jashari, Prof.Murat Jashari ku u shkëmbyen urime të përzemërta me rastin e festës së 28 Nëntorit dhe datëlindjes së Komandantit Adem Jashari. FJALA Prishtinë, 28.11.2017
FJALA uron 28 Nëntorin

FJALA uron 28 Nëntorin

Lajme
FJALA uron 28 Nëntorin Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin, FJALA uron të gjithë qytetarët në gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë. Kjo ditë na kujton sakrificën e atyre burrave të mëdhenj, motrave dhe nënave shqiptare që luftuan dhe nuk kursyen asgjë që Shqipëria dhe Kosova të shpallin pavarësinë. Por që me 28 Nëntor për arsye të ndryshme dhe të njohura, vetëm Shqipëria arriti ta shpall pavarësinë. Shpallja e pavarësisë ishte një rrugëtim i vështirë dhe i udhëhequr nga burra të mëdhenj si Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë rezultoi me një agresion të vendeve fqinjë si Serbia dhe Mali i zi që synonin pushtimin e trevave shqiptare, por trimat shqiptar të udhëhequr nga Komandanti i tyre Isa Boletini, luftuan dhe mbrojtë