Urime Kosovë
Fitore historike!
Kosova kalon fazën e parë të grupeve në kuadër të Kampionatit Botëror "Kina 2019".
Urime Kosovë
Partia FJALA
Prishtinë, 19.08.2017
FJALA: Sulmi ndaj gazetarëve, tregon frikën dhe dobësinë e kriminelëve
FJALA dënon fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Parim Olluri.
Sulmi i mbrëmshëm tregon frikën dhe dobësinë që kanë të këqinjtë dhe kriminelët përballë gazetarisë hulumtuese.
Mirëpo kjo nuk duhet të i zbrapsë gazetarët dhe gjithë ata që punojnë për të mirën e vendit, ngase e mira gjithmonë e ka mposhtur të keqen.
Ne FJALA urojmë shërim sa më të shpejtë gazetarit Parim Ollurit, dhe njëherit kërkojmë që akterët e krimit të sillen para drejtësisë.
Partia FJALA,
Prishtinë, 17.08.2017.
Mr.sci.Xhevdet Maloku - kandidat për Kryetar të Podujevës
FJALA ka emëruar Xhevdet Malokun kandidat për Kryetar të Podujevës.
Xhevdet Maloku është magjistër i ekonomisë.
Xhevdet Maloku njëherit do të i prijë listës së kandidatëve për asamble komunale të komunës së Podujevës.
Partia FJALA,
Prishtinë, 16.08.2017
Prof.Nexhmedin Ramadani - kandidat për Kryetar të Prizrenit
FJALA ka emëruar Nexhmedin Ramadanin kandidat për Kryetar të Prizrenit.
Nexhmedin Ramadani është profesor i Gjuhës Angleze.
Nexhmedin Ramadani njëherit do të i prijë listës së kandidatëve për asamble komunale të komunës së Prizrenit.
Partia FJALA,
Prishtinë, 14.08.2017
FJALA - Dega në Malishevë lutët që viktimat të shërohen sa më shpejt
Në fshatin Gurbardh të komunës së Malishevës është djegur një shtallë me ushqim bagëtish, ku dy persona kanë pësuar lëndime.
Falënderojmë Zotin që nuk pati viktima, ndërsa të lënduarit lusim Zotin të kenë shërim sa më të shpejt.
Për dëmin e shkaktuar nga zjarri shpresojmë që komuna do t'iu dalë në ndihmë në kompensimin e dëmit!
Partia FJALA,
Prishtinë, 13.08.2017
Mr.sci.Avni Çakmaku - kandidat për Kryetar të Prishtinës
FJALA ka emëruar Avni Çakmakun kandidat për Kryetar të Prishtinës.
Avni Çakmaku është magjistër i shkencave të sociologjisë.
Avni Çakmaku njëherit do të i prijë listës së kandidatëve për asamble komunale të komunës së Prishtinës.
Partia FJALA,
Prishtinë, 13.08.2017
Bytyqi: FJALA, shpresa e vetme për ndryshimin e zakonit politik në Kosovë!
Shkruan: Bedri Bytyqi (Magjistër i Gjuhës Shqipe)
Prishtinë, 12.08.2017
Që nga paslufta e deri më sot, kemi pas lloj-lloj partie politike dhe politikanë të ndryshëm por që të gjithë i ka bashkuar një qëllim i vetëm: Ngritja e tyre në aspektin profesional, ekonomik, shoqërorë në dëm të qytetarëve të tyre mbi kurrizin e tyre.
Tanimë kjo po shihet edhe këto ditë, që për teket e tyre dhe pazaret mes vete, vendi ynë është pa udhëheqës.
Mjafton ta pyesim një të ri të sapodiplomuar për një vend pune për të, ai do të përgjigjet: "Nuk kam "ecur" për partinë që është në qeverisje, nuk kam shpresë për punë!"
Pra gjithçka shihet rreth kontributit tonë për partinë përkatëse që ta gjejmë një vend pune!
Ç'mj
FJALA: së shpejti emrat e kandidatëve për Kryetar të komunave
Prishtinë, 09.08.2017
Partia FJALA mbajti dje mbledhjen e Kryesisë, ku pikë e rendit të ditës ishte pregaditjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor 2017.
Në këtë mbledhje u diskutua rreth kompletimit të listave me kandidat për asamble komunale dhe me kandidat për Kryetar komunash.
Brenda ditëve në vijim do të bëhen publik emrat e kandidatëve për Kryetar komunash.
Partia FJALA
Prishtinë, 09.08.2017